Formimi i tij i pakët në politikën e jashtme dhe logjika e tij paksa prej sipërmarrësi, e ka pozicionuar Donald Trumpin si një ndër Presidentët e SHBA-ve që kthehu gjithçka përmbys, madje kritikat për të janë shumë të ashpra. Megjithatë, kreu i Republikanëve është ende me mendimin se ai mund të jetë zgjidhja e vetme për Uashingtonin. I ftuar në një intervistë për CNN ku ndër të tjera analizoi konfliktin e Ukrainës, Trump pati një qasje tërësisht ndryshe nga retorika që shpesh kemi hasur të përdoret nga Amerika.
Në këtë intervistë, Trump refuzoi të përgjigjet nëse dëshiron që Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë, si dhe nëse "Presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte" në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Kur gazetarja e pyeti për herë të dytë nëse donte që Ukraina të fitonte, Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se donte që “të gjithë të mos vdesin”.
'Rusët dhe ukrainasit, dua që ata të mos vdesin. Dhe do ta bëj për 24 orë... Do të them këtë: dua që Evropa të investojë më shumë para'- theksoi ai.
Kur u pyet nëse "Putini është kriminel lufte", ai tha se "kjo është diçka që duhet diskutuar më vonë". Megjithatë, ai pranoi se mendon se "Putini e kishte gabim" Nëse thua se është kriminel lufte, do të jetë shumë më e vështirë të bësh një marrëveshje për ta ndalur këtë gjë. Nëse ai do të jetë një kriminel lufte, njerëzit do ta kapin dhe do ta ekzekutojnë, ai do të luftojë shumë më fort se sa në rrethana të tjera. Kjo është diçka për të cilën do të diskutojmë më vonë.”- theksoi Trump.
Trump është shprehur se nëse do të ishte president lufta do të mbyllej me 24 orë, kjo sepse ai njeh aftësitë dhe dobësitë e dy liderëve të Ukrainës dhe Rusisë. Madje ai u shpreh se edhe nga kampi i demokratëve ka pasur nga ata që besonin se nëse Trump do ishte në pushtet, nuk do të kishte konflikt.
“Nëse unë do të isha president kjo nuk do të ndodhte. Madje edhe vetë demokratët e dinë këtë. Ato vende në Ukrainë nuk do ishin sulmuar, ata njerëz nuk do të kishin vdekur. Kam një marrëdhënie shumë të shëndëetshme me Presidentin e Urkainës, Zelensky. Pra më lër të ta them me shumë fjalë të thjeshta. Nëse unë do isha edhe njëherë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë e rithem që do e kisha mbyllur atë luftë në një ditë, thjesht 24 orë do më mjaftonin. E dini pse? Sepse kam takuar Putinin, kam takuar Zelenskyn ata të dy kanë dobësi por edhe fuqitë e tyre dhe në 24 orë ajo luftë do kishte marrë fund.”- tha ai.
AA KY ESHTE I ZOTI SHUME...PPPP
Përgjigju