A është atentati ndaj vajzës së ideologut rus Darya Dugina një mesazh i Ukrainës për Putinin?

A është atentati ndaj vajzës së ideologut rus Darya Dugina një mesazh i Ukrainës për Putinin?

Darya Dugina

1661078643_WhowasDaryaDuginathedaughterofPutinsfavoritephilosopher.png

Pas vdekjes së vajzës së Aleksandr Duginit, Darya Dugina mund të fshihet synimi i ukrainasve për t'i bërë rusët të kuptojnë se askush në rrethin e pushtetarëve të Moskës nuk është më përtej mundësive të "partizanëve" të Kievit.

Por gjatë luftës me Çeçeninë, sulmet "çeçene" në fakt iu atribuan shërbimeve ruse për të rritur tensionin, duke i dhënë Putinit mundësinë për një hakmarrje të menjëhershme dhe shumë të dhunshme.

Por për shumë persona në Rusi, siç tha shprehimisht edhe televizioni nacionalist Tsargrad, është pikërisht Kievi ai që fshihet pas vdekjes së Darya Dugian, vajzës së ideologut rus Aleksandr Dugin mesnatën midis të shtunës së 20 gushtit e të dielës së datës 21. Darya vdiq për shkak të shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në makinën e saj.

Kjo mund të ketë ndodhur me qëllimin që banorët e Rusisë të kuptojnë se Operacioni Special Ushtarak është në të vërtetë një luftë reale. Dhe ajo luftë nuk kursen askënd – ose, nuk gjendet vetëm “diku tjetër”.

Nëse vërtetohet ndonjëherë origjina ‘ukrainase’ e aktit, shkatërrimi i Toyota-s del që është mbi të gjitha një mesazh për Vladimir Putinin, i cili e konsideron ideologun Dugin si një lloj babai shpirtëror; si edhe për të gjithë silovikët (personat që janë pjesë e forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë) që rrethojnë liderin rus.

Që nga mbrëmja e djeshme askush nuk është më i sigurt apo jashtë mundësisë për t’u vënë në shënjestër të “partizanëve” ukrainas.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO, të cilat po furnizojnë vendin e sulmuar me artileri të rëndë dhe me rreze të gjatë, kanë marrë sigurinë se armët e reja nuk do të përdoren për të kryer sulme në territorin rus.

Shtabi i Përgjithshëm i Zelensky-it po e respekton këtë marrëveshje, por ka vendosur të përdorë mjete të tjera, duke filluar me dronët (si ai që u rrëzua në komandën e flotës ruse të Detit të Zi), të cilat nuk rrezikojnë të shkaktojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe Perëndimit.

Dhe, aktiviteti i partizanëve ukrainas filloi prapa linjave të armikut. Flamuj dhe murale që shfaqen kudo, aksione sabotuese në pjesën e pasme, nga Donbassi në Bjellorusi.

A është shpërthimi i makinës në të cilën ndodhej e bija e filozofit Dugin (dhe në të cilën fillimisht supozohej të ishte edhe ai) një hap tjetër i nisjes së sulmeve ukrainase ndaj rusëve?

Të sjellit e luftës nga jashtë vendit a në periferi në zemër të Rusisë, është strategji e përdorur nga separatistët çeçenë në fund të viteve 1990, kur ata shkaktuan një seri sulmesh në qytete të ndryshme ruse, përfshirë kryeqytetin.

Në Grozny njerëzit po vdesin nga duart e rusëve, por tani edhe ne u tregojmë rusëve se çfarë do të thotë të kesh armikun në shtëpi, ishte teza e liderëve më radikalë çeçenë.

Por kjo strategji ishte e pasuksesshme. Në të vërtetë shërbeu për të kompaktuar popullsinë pas autoriteteve dhe për të lëshuar në orbitë kryeministrin e sapoemëruar Vladimir Putin, i cili u bë jashtëzakonisht popullor me premtimin e tij se "po shkon të vrasë terroristët në tualet".

Dështimi i këtyre iniciativave ishte aq i zhurmshëm sa kundërshtarët e pushtetit thanë se ishin të bindur se disa nga ato sulme, si ai që dështoi në momentin e fundit në shtator 1999 në një ndërtesë në Ryazan (në jug të Moskës), ishin organizuar nga shërbimet sekrete ruse pikërisht për të ushqyer tensionin. Kjo akuzë është refuzuar gjithmonë me përbuzje nga Putini.

Vrasja e Daria Dugina-s ka ngjallur tashmë thirrje për hakmarrje të menjëhershme dhe shumë të dhunshme kundër "Rajhut ukrainas", siç quhet qeveria e Kievit nga Moska. Dhe Putini, ose të besuarit që e rrethojnë, mund të frymëzohen prej fajësimit të Ukrainës për të goditur edhe ato zona që deri më tani kanë mbetur jashtë luftës ose për të përdorur instrumente të reja, më të rënda gjatë luftës.

D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale