Aktori Gentian Zenelaj flet për fëmijërinë e tij: Kam qenë çoban! Nuk kam dashur të largohesha nga vendlindja

Aktori Gentian Zenelaj flet për fëmijërinë e tij: Kam qenë çoban! Nuk kam dashur të largohesha nga vendlindja

Gentian Zenelaj

Aktroi i njohur i humorit Gentian Zenelaj ka treguar se si ai ka kaluar fëmijërinë në qytetin e tij të lindjes, Lezhën. Ai kujton se kur ka qenë i vogël ka qenë çoban, pasi dajat e tij  kishin disa dhi.

“Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë”, tha aktori në emisionin “Rudina”.

AI tregon se nuk ka dëshiruar që të largohej nga Lezha, por të qëndronte dhe të studionte Akademinë e Sigurisë. Ai është shprehu se periudha më e vështirë e tij gjatë qëndrimit në vendlindje ka qenë  viti ’97, koha kur ishte maturant teksa i kujtohet se si kanë zhvilluar atëherë provimin e maturës, këmbëkryq dhe në tokë pasi klasa ishte djegur dhe në derën e shkollës kishte autoblinda.

“Largimi im ka ndodhur në ’97, ishte mbarimi im i gjimnazit dhe provimi jonë i maturës ishte me autoblinda. Unë e mbaj mend si tani që provimin e kemi bërë këmbëkryq në tokë sepse klasa ishte djegur dhe poshtë tek dera e shkollës kanë qenë autoblinda sepse duhet të kalonte ky gjimnaz dhe shumë miqtë e mi zgjodhën, Italinë, Francën, unë erdha në Akademinë e Arteve”, tha aktori.

 

“Me shumë keqardhje e lashë Lezhën sepse siç e thashë vendlindja është varri i të parëve që të lidh me njerëzit e tu të dashur. Lezhën e lashë me shumë keqardhje sepse realisht ka qenë një qytet i mrekullueshëm për të jetuar. Ka qenë interesant, intelektual se kishte shumë baza detare, baza aviacioni, kishte intelektualë, kishte poetë shumë, artista dhe e lashë me shumë keqardhje. Por ishte një vit shumë i vështirë kur u largova. Tiranën prapë e dua shumë sepse më hapi krahët dhe i jam mirënjohës sepse krijoi habitatin që unë të jetoja, kam familjen, fëmijët, kam bashkëshorten. Djali im e thotë që unë jam nga Lezha”, ka rrëfyer aktori.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë