A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?

A i besojnë vërtetë amerikanët Lulzimit ?

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Pas shumë vajtje-ardhjesh në selinë blu, duket se amerikanët kanë mundur ta bindin Lulzim Bashën, të “vrasë babain e tij politik”. Kjo ka ndodhur në fakt pas shumë “përpëlitjeve” dhe mëdyshjeve nga vetë Basha, pasi e kishte të qartë se, pas refuzimit, do të ishin ndoshta ata (amerikanët) që do të nisnin një kapitull  të ri në marrëdhëniet zyrtare me atë forcë politike.Fillimisht,sidomos pas “falenderimit” nga ana e ambasadës dhe zonjës Kim, u krijua përshtypja se “kaq ishte e keqja, tani punët me SHBA janë vaj”. Dhe këtë mendim të krijuar fillimisht tek rrethi më i ngushtë i tij, që më pas u përhap nga vetë sekretarët e Lulit, ai u mundua ta servirë si “ndryshim kursi dhe amerikanizëm i pastër”.

Për ata që e njohin mirë Partinë Demokratike, Berishën por më tepër Lulin, “amerikanizmi” në atë parti, ka qenë gjithmonë argument, kur e kanë parë punën “pisk”. Të gjithë e kujtojnë vizitën e Berishës në Washington, mesazhet euforike me të cilat ai erdhi nga Shtëpia e Bardhë, dhe pas pak muajsh fjalimin e ish-kreut të SHISH-it  Gazidede në Parlament, (1997)ku arriti të akuzojë direkt SHBA-në  dhe CIA-n, për “nxitjen e trazirave, hapjen e depove, rrëzimin e qeverisjes së PD-së”. Ishte një fjalim jo “pa doganë”, por me bekimin e Berishës, dhe dihet se si vajtën punët më pas me shqiptarët dhe Shqipërinë.Por sikur të mos kishte ndodhur gjë, pas përmbysjes me votë në 1997, Berisha dhe partia e tij kryen sërish një shkelje ligjore  dhe kushtetuese, duke krijuar anarshi, me grushtin e shtetit të Shtatorit 1998. Dhe sërish ishin amerikanët, ata që i vunë “kufirin te thana” asaj partie duke i kujtuar se “pushtet me dhunë nuk njohim”.

Pas asaj ngjarje, Berisha nisi të bëhej “amerikan”.Në çdo miting apo dhe aktivitet, tavolinat dhe sheshet (ishte porosi) mbusheshin me flamuj amerikanë. Ç’kishte ndodhur ? Pse pas sulmeve ishte kthyer “pllaka” dhe PD-ja ishte bërë “pro-amerikane” ? Natyrisht sepse Berisha synonte pushtetin. Vërtetë kujtoi se amerikanët e besuan se ishte i tillë ? Mjafton të kemi parasysh se “laku” nisi të mblidhej dalëngadalë, pa e kuptuar as vetë Berisha, derisa erdhi…”non-grata”. Por le të kthehemi te Basha, produkti  politik i Berishës. Edhe ai duke ecur në gjurmët e “babait politik”, në shumë raste ka qenë më tepër lindor, “pro-rus” se “pro-amerikan”, më tepër ka qenë ekstremist i majtë se demokrat apo i djathtë. Spastrimi i partisë, bojkoti parlamentar, “djegia” e mandateve, sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve të BE-së, dhuna me molotov ndaj institucioneve (duke injoruar këshillat e SHBA), dosja me afera korruptive të mbyllura nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të larguar nga Vetting-u, lobingu me para ruse, kthimi i partisë në ishull të izoluar, dhe shumë skandale të tjera, duket se nuk janë shembuj të mirë, për ti thënë  demokratëve dhe shqiptarëve se “tani  unë jam pro-amerikan i thekur”. Kaq nuk mjafton, edhe sikur ta përjashtosh nga partia ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e saj, sepse në rast se nuk  ke bërë  kontrollin e vehtes, për të hapur debatin e madh brënda partisë, atëhere duhet të bindesh se je duke u kontrolluar nga të tjerët.

E keqja më e madhe është, se ashtu si Berisha, edhe Lulzimi, kanë besuar deri në fund, se mund të luajnë me amerikanët siç kanë luajtur me partinë, se mund të mashtrojnë amerikanët siç kanë bërë me anëtarësinë, dhe nuk kanë parashikuar kurrë se dredhia nuk  zgjat pafundësisht,  apo “rruga e ngushtë  gjithmonë të nxjerr në rrugën e madhe”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë