Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit.
Në një sqarim për media, Presidenca ka bërë të ditur se të dyja vazhdojnë të jenë në vendet e tyre.
“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në reagim.
Sqarimi vjen pas kritikave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishqyrtonte vendimin dhe t'i kthente këto simbole në vendin e tyre.
Ai kishte theksuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Megjithatë, Presidenca këmbëngul se asnjëri prej këtyre elementeve nuk është larguar nga institucioni./Kosovapress
-
Nuk janë hequr por janë bënë te dera e banjës..
Përgjigju







Komente
Komento