PRIZREN- Dy persona kanë humbur jetën brenda javes, në dy aksidente te ndryshme me motorë 4x4 (off road).
Aksidenti i parë u regjistrua në fshatin Domaj të Hasit në Shqipëri. Viktimë mbeti 46-vjeçari Albert Çoçaj, banor i fshatit Gjonaj. Mjeti sportiv që drejtonte u përmbys në një livadh. I vellai pasagjer, mbeti i plagosur.
Aksidenti i dytë me vdekje u shenua në fshatin Gjonaj të Prizrenit në Kosovë, ku 22-vjeçari Argent Hodaj humbi kontrollin e motorit ATV dhe ra ne gremine.
Këto dy fshatra ndërkufitare ndodhen 16 kilometra larg njëri-tjetrit në vijë ajrore.
Dy aksidentet fatale brenda pak ditësh kanë tronditur banorët e zonës, sepse përdorimi i mjeteve ATV është shumë i përhapur.
Të rinjtë i përdorin këto mjete për të përshkuar shtigjet malore, shpesh në kërkim të aventurës dhe adrenalinës, në terrene te veshtira pa marre parasysh rrezikun.
-
kur budallet marin malet ...
Përgjigju







Komente
Komento