Këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga më të komentuaraat dhe gjithashtu një nga emrat më të dashur pë publikun. Ajo shpesh eksperimenton me pamjen e saj dhe së fundmi u shfaq me një model flokësh tipi Amber Rose, pra platin dhe të prera si mashkull, ndaj këtë arsye fansat e saj kanë filluar të dyshojnë mbi preferencat e këngëtares.
Dikush e ka pyetur në foton e fundit nëse është vërtetë lesbike, ndërsa Dafina i është kthyer duke i thënë se kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi shumica e ‘idhujve’ meshkuj që kanë, në fakt janë bi.
Pas këtij komenti, këngëtarja ka marrë shumë mbështetje nga fansat apo miqtë e saj dhe sot, ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku i ka shtuar edhe disa gjëra të tjera deklaratës së saj.
“Unë i mbështes të drejtat e njerëzve. Disa nuk mund të dalin nga shtëpia prej bombave, disa nuk kanë ujë për të pirë dhe disa persona egoistë përpiqen të kontrollojnë jetën e të tjerëve, vetëm sepse nuk duan të jetojnë jetën e tyre?”, ka shkruar Dafina.

Komente



