"A jeni të gatshëm të lini mandatet për Teatrin?", ja përgjigjia e deputetëve të opozitës

Fjala e Dashamir Shehit jashtë Kuvendit

Deputetët opozitarë Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku braktisën për pak çaste selinë e Kuvendit për t’ju bashkuar protestuesve jashtë, të cilët nuk pranojnë kalimin e ligjit për nisjen e negociatave për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tyre, Shehi dhe Tabaku u shprehën se mbështesin protestuesit dhe se zëri i tyre do të përçohej në Kuvend.

Fjala e deputetëve demokratë:  

 Kjo është lëvizja më e madhe civile e bërë ndonjëherë në Shqipëri. Për herë të parë po dalim për artin, kulturën, po dalim për disa gjëra që në mendjen e shqiptarit është e rradhë. Ata do të bëjnë çfarë i intereson për paratë e vetë. Tani do të hyjmë brenda të zhvillojmë betejën tonë, ju rezistoni këtu jashtë.

Dashamir Shehi

Është ora 12 dhe akoma nuk ka nisur diskutimi, nuk dinë t’u përgjigjet pyetjeve. Askush nuk iu është përgjigjur pyetjeve. Sot nqs ky ligj kalon, shuhet ligji qytetar. Sot do të përpiqemi që të çojmë zërin tuaj në Parlament. Beteja sapo ka filluar, nuk do ta lëmë me kaq. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për ta ndaluar këtë makrabritet.

Jorida Tabaku

Teksa po ktheheshin në Kuvend, një aktore e pranishme në protestë ka pyetur dy deputetët opozitarë se nëse është janë të gatshëm që të djegin mandatet nëse ligji miratohet. Pyetjes i është përgjigjur Tabaku, e cila ka lënë të kuptohet se mandetet nuk do të braktisen.

Përgjigja e Tabakut:

Do të ndekim çdo rrugë ligjore, do ta çojmë çështjen në Hagë. Opozita është me ju. Çfarë do që të bëni ju, do ta bëjmë edhe ne.

Jorida Tabaku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë