A ju pengon opozita për rrugën drejt BE? Kovaçevksi: Asgjë s’do jetë shkas që ne të bëjmë hapa pas! Do ja dalim, bashkë me Shqipërinë

 

A po e pengon situata e tensionuar e politikës së brendshme e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE, njëlloj siç tentoi me mospajtimin e propozimit francez? Kjo ka qenë pyetja e drejtuar në konferencën për shtyp të dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Kovaçevski u shpreh se askush, e asgjë nuk do të mundet të kthejë pas rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt unionit. Kovaçevski nënvizoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut udha për bashkimin evropian nuk do jetë e lehtë, por shpërblimi pas kësaj sfide do të jetë i madh.

“Nuk ka qytetar në vendin tonë i cili nuk thotë se qëllimi është që RMV të jetë anëtare fuqiplotë e unionit e BE, për jetë dhe standardin më të mirë jetësor.

Unë zgjedhjen e bëra, që gjeneratat e ardhshme ta bëjnë jetë në shtetin e tyre, në RMV vendin anëtar të unionit e BE.

Pasi e miratova këtë vendim të mirë, kishim një qëllim shumë të qartë dhe ky është thjesht fillimi. Ajo parti e merr si peng atë, sepse ai është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion. E lehtë mund të jetë edhe peng marrja dhe kjo i ndodh opozitës maqedonase. Një piromani të tillë politik s’guxon ti lejohet të ndërpresë rrugën evropiane. Ju them diçka, që kjo rrugë s’do jetë e lehtë as për Shqipërinë. Kjo është rruga e negociatave dhe rruga e ndryshimit të shoqërisë për më të mirën. E në fund është shpërblimi madh, anëtarësimi fuqiplotë BE, që qytetarët të jenë anëtar krenar dhe banor të unionit. Shpërblim është të jenë më të pasur e s’do jetë shkas asgjë që ne të kthehemi pas në kohën e izolimit e në kohën kur nuk dinim se çfarë na priste të nesërmen.”- tha Kovaçevski.


Lajmi kryesor:

Shkup/ Rama: 'Procesi i Berlinit' s’do jetë i përhershëm, Ballkani po! Kovaçevski: Askush të mos frikësohet nga ‘Open Balkan’ (VIDEO)


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan