A ka një formulë për të rritur fëmijë të mirë?

A ka një formulë për të rritur fëmijë të mirë?

Fëmijë të lumtur

Nuk është e rrallë të befasohemi nga lajme tragjike pasioni. Ndodh që një dashuri nuk merr përgjigjen e duhur dhe sidomos djemtë, preken në egon e gatuar keq duke marrë jetë njerëzish. Nuk jam psikologe dhe as nuk kam unë formulën magjike se si rriten fëmijë të mirë, por meqë kam parë edhe në Shqipëri fëmijë të mrekullueshëm, mendoj se ka shqiptarë që këtë formulë e kanë të tyren.

E mbani mend Danjelën, këngëtaren e vogël nga Kukësi të The Voice Kids? Në spektaklin e suksesshëm, më shumë se talentin dhe zërin, zbuloi para gjithë Shqipërisë shpirtin e saj të bukur, të mrekullueshëm.Një vajzë e ndjeshme ndaj natyrës, familjes, vëllait të sëmurë, bukurisë. Nuk e di formulën e prindërve të vogëlushes, por ata, duke respektuar natyrën e saj, po rrisin një mrekulli, një fatmirësi për këdo që do ta ketë përherë pranë Danjelën.

Në një talentshow shkolle, siç bëhen përvit anembanë Shqipërisë, mes shumë fëmijëve që interpretonin me korrektësi, ose veglat muzikore, ose kërcime, ose recitime, kishte mes tyre të veçantë, të magjishëm fëmijë. Mbaj në mendje Anitën e vogël, 7 vjeç që me sy mbyllur, me krahë të hapur sikur donte të përqafonte botën, këndonte një këngë të vështirë e të bukur italiane. Vogëlushja solli mes të gjithëve bukuri të parrëfyer dhe mësuset treguan se është një vajzë plot ndjeshmëri.

“Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”, thotë një shprehje e moçme shqiptare. Po ishin të tjera kohë ato; Kohë kur një grua bënte edhe 10 fëmijë, kur një nënë ishte e paarsimuar, e paditur, pa ndihmë e pa durim.

Sot kohët kanë ndryshuar; kush dëshiron mund të sjellë gjithë eksperiencën botërore në shtëpi.Përmes websiteve të specializuara, përmes librave, informacionet janë të pafundme për të rritur fëmijë të mirë. E kush nuk dëshiron të lexojë apo të kërkojë, mjafton të rrisë vogëlushët me vëmendje e dashuri.

Të vegjëlit tanë janë aq të bukur në moshën e tyre të mitur, sa befasohesh e të kap një trishtim kur sheh se nuk bëhen të gjithë të rritur të mrekullueshëm. Diçka tek vogëlushët tanë ndryshon rrugës. Janë prindërit? Janë mësuesit? Janë telenovelat që kumbojnë në shtëpitë e të shumtëve? Nuk e di. Por një përpjekje do ta bëj me dëshirën për t’u përmirësuar:

Ta mbushim shtëpinë me dashurinë për atë dhe ata që kemi brenda saj,fikim telenovelat, muzikën tallava, përzgjedhim informacionin, luajmë, gëzojmë, përqafohemi, dashurojmë, nuk grindemi, e mbi të gjitha,lemë fëmijët të jenë fëmijë.Mos flasim në prani të tyre për parà që kemi apo që s’kemi. Një fëmijë kënaqet duke luajtuar edhe me një kukull, një kështjellë rëre apo duke mbledhur guacka në breg të detit. Një fëmijë shijon kafshët dhe natyrën. Nëse prindërit të gjithë këto gjëra të bukura i kanë harruar, kanë një shans t’i rikujtojnë me çdo fëmijë që u vjen në shtëpi.

Mërzitemi sot se si jemi, e si janë shumë prej nesh kaq të hidhur e agresivë, duke harruar të zbulojmë më parë të bukurën e dashurinë. Për vete në radhë të parë, e pastaj për të mirët fëmijë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë