Kaq vite në politikë mund të themi se Ogerta Manastirliu është një nga personazhet që nuk ka konturuar qartë profilin e saj publik. Askush, - nga ata që nuk e njohin nga afër, - nuk mund të përkufizojë karakterin, personalitetin, madje dhe aftësinë. Kush e njeh personalishit apo ka punuar me të, dëshmon se është një ekzekutuese e aftë, një organizuese e mirë dhe efikase; një burokrate "par excellence". Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burokratë të aftë, por politika është edhe përtej kësaj: Politika është emocion, është aftësi për kapjen e zemrave, përfshirje të elektoratit gri. Politika është një uragan ndjenjash dhe propagande, një cunam vërtetësie dhe iluzioni që nuk dihet mirë se sa Ogerta Manastirliu mund ta mishërojë me mungesë karizme.
Është dhe një tjetër e vërtetë e madhe: Edhe në Tiranë, nëse do të shkohet në votim për kryetarin e Bashkisë, njerëzit do të votojnë partinë sepse mendojnë se Ekzekutivi do të ndikojë drejtpërdrejtë në realizimin e shërbimeve për kryeqytetasit. Thënë troç: Do të votojnë Edi Ramën dhe PS.
Në këtë situatë, a gjen opozita e bashkuar një personazh karizmatik, të pastër, energjik, frymëzues, të aftë, burokrat, ligjrespektues, që të mund të përmbysë atë që duket fare e kollajtë deri më sot? Fitoren e radhës së Partisë Socialiste? Të jesh në opozitë nuk është detyrë e kollajtë. Të jesh në opozitë duhet kuptuar njëherë e mirë që duhet të punosh dhe djerësish më shumë se ata që janë në pushtet. A është në gjendje t'ja tregojë shqiptarëve opozita sot se sa shumë punon për të gjetur vërtetë një kandidat/e të mirë? Ndryshe... të presim humbjen e radhës.
Komente













"Opozita", mè parè se tè mendojè qoftè edhe pèr njè moment pèr njè kandidat tè vetin,,duhet tè çojè nè Vuçidol, atè qè erdhi nga atje, bashkè me ata "bashkèkryetarèt" qè bèjnè turqizma anadolli, sa herè qè shohèn kamerat. Njè opozitè qè meriton emrin, pa dordolecèt e Edvin Korrupsionit qè "jetojnè nga lèmoshat e tij" dhe janè dokord tè bèjnè kllounin zhurmues qè bèn sikur èshtè kundèr qeverisè,,,,njè opozitè pa kèta kllounè,,,,,e fshin Edvinin me hajdutèt e tij tè njohur,,,nga faqja e dheut. Manastirliu? Who the fuck is Manastirliu? Çfarè ka njè emèr i tillè,,tè bèjè me Tiranèn?
Përgjigju