A kanë gratë shtatzëna rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda koronavirusi? Ja si përgjigjet ministria e Shëndetësisë

A kanë gratë shtatzëna rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda koronavirusi? Ja si përgjigjet ministria e Shëndetësisë

Foto ilustruese

TIRANË- Mes morive të shumta të pyetjeve që lindin lidhur me këtë virus, është edhe rreziku që mund t'i kanosen grave shtatzëna, a kanë ato rrezik më të lartë për të paraqitur forma më të rënda të koronavirusit.

Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një përgjigje e cila bën me dije ato paraqesin një rrezik të shtuar, e për pasojë duhet që të respektojnë në mënyrë shumë rigoroze.

"A kanë gratë shtatzëna rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të #COVID_19. Gratë shtatzëna mund të tregojnë rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.Lidhur me transmetimin e #COVID_19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprimet normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i ministrisë së Shëndetësisë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy