Shqipëria do të sfidojë Italinë të shtunën në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin.
Burimet për ESPN bëjnë të ditur se në stadium do të jenë mbi 50,000 tifozë shqiptarë, kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.
Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.