A mjaftojnë 3 orë gjumë për t'u çlodhur?

A mjaftojnë 3 orë gjumë për t'u çlodhur?
Tetë orët e gjumit, ato që të gjithë i dëshirojmë çdo natë e që ekspertët i quajnë cikël i plotë, mund të mos jenë kaq të rëndësishme.

Për këtë arsye, është shtuar numri i studimeve shkencore dhe mjekësore që vlerësojnë avantazhet e gjumit të copëtuar gjatë 24 orëve. Mesa duket, tirania e tetë orëve të gjumit është një shpikje moderne.

Një eksperiment i kryer para një viti te disa vullnetarë, tregoi se njerëzit flenë 4 orë, zgjohen për një ose dy orë, pastaj flenë sërish për katër orë të tjera. Sipas studimit gjumi i mirë, ose pushimi nis kur trupi futet në fazën “Rem”periudhë që zgjat jo më shumë se disa orë për natë.

Pjesa tjetër e kohës që kalohet në shtrat është pothuajse e çuar dëm.
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë