Në një anketë të bërë nga e përditshmka informative serbe “Telegraf”, në lidhje me martesat ndëretnike, pra me martesat  midis shtetasve serbë dhe shqiptarë  më shumë se gjysma e personave të anketuar janë shprehur pro një martese të tillë nëse ajo bazohet në dashuri.
Por, përveç atyre që e vënë dashurinë në vend të parë kur bëhet fjalë për martesë, ka edhe nga ata persona të cilët janë habitur nga kjo pyetje, sipas mediave kosovare.

Në gazetë shkruhet se në kohën e ish-Jugosllavisë bëheshin shumë martesa ndëretnke, të cilat nuk kanë pasur kurrësesi fatin e ish-jugosllavisë.

Ndërkohë, në studimet e bëra nga Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim i vitit 2014, shumica e shqiptarëve dhe serbëve nuk ishin dakort të punonin bashkë apo të jetonin në të njëjtin mjedis dhe pothuajse asnjëri nuk ishte dakord me martesat ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)