A mund të ndihmojë errësimi i diellit për të ftohur Tokën? Bill Gates synon të spërkasë miliona ton allçi në stratosferë

A mund të ndihmojë errësimi i diellit për të ftohur Tokën? Bill Gates synon të spërkasë miliona ton allçi në stratosferë

Provat nga projekti

Prova e parë e një projekti për të spërkatur miliona tonë allçi në stratosferë, në një përpjekje për të 'errësuar diellin' dhe për të ftohur Tokën, mund të ndodhë në qershor.

Ekspertët e Universitetit të Harvardit do të testojnë sistemin duke dërguar një tullumbace të madhe 12 milje mbi qytetin suedez të Kiruna, që do të hedhë më pas 2 kilogramë allçi pluhur në stratosferë.

Qëllimi i misionit të vlerësuar prej 3 milion dollarësh, i mbështetur nga miliarderi Bill Gates, është që allçia të devijojë një pjesë të rrezatimit të diellit dhe ta ndalojë atë të arrijë sipërfaqen e Tokës dhe kështu do të freskohet planeti.

Ideja është kritikuar shumë që nga fillimi i saj, me drejtorin e projektit Frank Keutsch, madje duke e quajtur këtë si një "projekt i tmerrshëm".

Ekspertët kanë paralajmëruar se teknikat e pazakonta mund të jenë katastrofike për sistemet e motit në mënyra që askush nuk mund t’i parashikojë.

Mbështetur nga një sërë donatorësh privatë, përfshirë Gates, misioni i provës po fillon nga Suedia pasi ata mund të mundësojnë një nisje deri në fund të kësaj. Balona e provës do të ngrejë 600 kg pajisje shkencore 12 milje mbi sipërfaqen e qytetit Arktik dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të lirohet rreth 2 kg pluhur.

Kjo më pas do të krijojë një plumb pluhuri me gjatësi disa kilometra, jo aq i madh sa të ketë ndonjë efekt në intensitetin e rrezeve të diellit që godasin Tokën.

Gjatë testit të parë, ekipi do të mbledhë informacion se si reagojnë grimcat e pluhurit me ajrin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal