Fati nuk mund të parashikohet nëpërmjet shikimit të letrave, filxhanit, pëllëmbës së dorës apo metodave të tjera me të cilat shumë njerëz besojnë se mund të parashikojnë të ardhmen e tyre. Kështu është shprehur në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i okultit, Altin Bogdani.
Eksperti ka thënë edhe pse historia njerëzore e të gjitha kohëve ka me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme të parashohin të ardhmen si në hapësirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botërore, kjo gjë nuk është e mundur.
Por ja si e shpjegon ai besimin në këto lloj formash me të cilat pretendohet se parashikohet fati.
“Praktikisht fati nuk parashikohet. Është një spekulim gjigand sepse kur dy persona flasin me njëri tjetrin, njëri beson te njohuritë e tjetrit. Kur beson, krijon një imazh, krijon imazhin e asaj ngjarje që ti beson, pra ti e krijon ngjarjen. Prandaj duhet shumë kujdes, sepse ka spekulime të mëdha nga ata që nuk njohin asgjë nga misteret e universit, aftësitë e tyre janë zero. Por kur dikush ka një hall, kur ka bindjen, ata që bëjnë sikur po parashikojnë fatin, abuzojnë te konfuzioni psikologjik. Vet modeli social është që çdo njeri ka pasur impresione si pozitive ashtu edhe negative, në këtë moment futemi në një frekuencë të njëjtë dhe arrijmë të besojmë”. thotë eksperti i okultit.
E vetja menyre e leximit te fatit eshte leximi i ADN,i zbuluar kete vit,bile mundeson edhe te ardhmen e jetes se femijeve;ndersa leximi i fatit me letra ose kafe eshte 99.9% genjeshter,apo mbetet 0.1%.qe njerez shume te vecante kane aftesi hipnotike t’a lexojne te ardhmen!
Përgjigju