A mund të shmanget Brexit akoma? Cila është pezullimi i Parlamentit i kërkuar nga Johnson?
Termi teknik në anglisht është 'prorogation', por termi i kërkuar nga kryeministri britanik Boris Johnson është pezullimi i çdo veprimtarie të parlamentit të Westminster.
Një iniciativë që sipas kritikëve ka të ngjarë të rrezikojë mundësinë që deputetët të ndikojnë në procesin e Brexit, i cili po i afrohet afatit të 31 tetorit, datës së caktuar për daljen nga BE.
Çfarë është "progogacioni"?
Është pezullimi i punës që ndodh në mënyrë rutinore në fund të një viti parlamentar dhe para fillimit të një viti të ri, i cili filloi me një fjalim nga ana e Mbretëreshës. Zakonisht ndalesa ka një kohëzgjatje shumë më të shkurtër se pesë javët e kërkuara nga Johnson. Është prerogativë e qeverisë të kërkojë nga sovrani i Mbretërisë së Bashkuar të sanksionojë pezullimin e punës së Parlamentit. Për mbretëreshën është e pamundur të kundërshtojë apo refuzojë ta jap progogacionin, duke pasur parasysh momentin delikat që po kalon kombi britanik.
Përse Johnson e dëshiron "progogacionin"?
Qiramarrësi i Downing Street ka siguruar se progogacioni nuk është një mënyrë për të kërkuar një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian. Në fakt, megjithatë, parlamentarët britanikë do të kenë disa javë më pak në dispozicion për të diskutuar dhe aprovuar çdo rregull për të bllokuar një divorc nga BE pa marrëveshje ose për të zbutur pasojat e pritshme negative.
Pararendësit
Që nga vitet '80, pezullimet kanë zgjatur gjithmonë pak a shumë një javë. Në vitin 2016 parlamenti u mbyll për katër ditë, në vitin 2014 për 13. Këtë herë do të ishin 23 ditë të plota.
A mund të ndalet Brexit?
Johnson ka argumentuar se vendimi i tij nuk ka asnjë lidhje me Brexit: ai beson se, si kryeministri i ri, është detyra e tij të përcaktojë një axhendë legjislative. Por kritikët natyrshëm fajësojnë këto fjalë të hipokrizisë.
Johnson duhet të shkojë në Bruksel në 17 dhe 18 tetor. Në rastin më të mirë ai do kthehet me një lloj marrëveshje që më pas duhet të ratifikohet nga Parlamenti.
Çfarë mund të bëjë opozita për të ndaluar Brexit?
Opozita britanike ka tre mundësi për të ndaluar Johnson në kohën e mbetur parlamentare.
Sapo parlamenti të mblidhet përsëri, eurodeputetët mund të bëjnë presion për një pjesë të legjislacionit që do të mandatonte qeverinë të kërkojë një zgjatje kohe. Duke pasur parasysh që shumica e Johnson në parlament
aktualisht është vetëm një deputet, përpjekja mund të të jetë e suksesshme. Ata gjithashtu mund të aprovonin një mocion duke i kërkuar kryeministrit të tërhiqte plotësisht nenin 50, duke ndaluar në mënyrë efektive Brexitin, edhe pse ky është skenari më pak i mundshëm pasi ai do të dëmtonte deputetët laburistë në zonat veriore.
Mundësia e tretë është mocioni i mosbesimit për Johnson që me pak fat do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Opsioni i fundit është ndoshta më i keqi dhe ndoshta ai që do të donte Johnson.