A mund t’u shkaktojë COVID-19 raste të reja diabeti? Studimet e fundit flasin për rrezikun që vjen pas infektimit

A mund t’u shkaktojë COVID-19 raste të reja diabeti? Studimet e fundit flasin për rrezikun që vjen pas infektimit

Foto ilustruese

COVID-19 u ka treguar mjekëve, pacientëve dhe studiuesve se nuk është si viruset e tjera. Dihet që sjell inflamacion në të gjithë trupin, duke bërë “kërdi” jo vetëm në sistemin e frymëmarrjes, por edhe në zemër, tru, veshka, dhe në organe të tjera të rëndësishme. Tani, më shumë studime tregojnë për një efekt tjetër "shqetësues" të COVID-19 dhe bëhet fjalë për raste të reja të diabetit.

Lajmi vjen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), i cili adresoi gjetjet e reja. 2 studime të mbështetura nga NIH, konfirmojnë se COVID mund të dëmtojë qelizat e trupit të prodhimit të insulinës". Kjo, si pasojë, mund të çojë në diabet.

Por nuk janë vetëm këto dy studime. Gjetjet e reja gjithashtu zbulojnë një lidhje midis COVID-19 dhe rasteve të reja të diabetit.

"Natyrisht, të kesh COVID është shumë më tepër sesa nëse jeton apo vdes”, thotë Thomas Russo, MD, profesor dhe shef i sëmundjes infektive në Universitetin në Buffalo në New York.

"Njerëzit duhet të mendojnë më shumë në lidhje me pasojat e mundshme shëndetësore afatgjata të infektimit. Nëse merrni diabet, kjo do t'ju ndikojë për pjesën tjetër të jetës tuaj. Tani, të dhënat janë shumë më të sigurta që ky virus mund të futet në sisteme të ndryshme organesh dhe të shkaktojë dëme".

Hulumtimet janë ende në vazhdim për të forcuar më tej këtë lidhje midis COVID-19 dhe diagnozave të reja të diabetit, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë konkluzionet e shkencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024