Shenjat e para të diabetit, mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Shenjat e para të diabetit, mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Matja e diabetit

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Një nga faktorët e shfaqjes së paradiabetit është trashëgimia gjenetike. Nëse dikush në familjen tuaj të afërt vuan ose ka vuajtur prej kësaj sëmundje, ju keni më shumë gjasa të rezultoni me diabet.

Paradiabeti është një tregues se mund të zhvilloni diabetin e tipit 2 nëse nuk bëni disa ndryshime të jetesës.

Shenjat e paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

-Ndjeni uri më tepër se zakonisht

-Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë

-Jeni më të etur se zakonisht

-Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë

-Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato. Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura. Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk keni asnjë program’, Rama replikon me komentuesin: Ti mendon se në BE futesh pa pasur një të tillë për çdo fushë?

‘Nuk keni asnjë program’, Rama replikon me komentuesin: Ti mendon se në BE futesh pa pasur një të tillë për çdo fushë?