Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër diabetit, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle periodike, stil të shëndetshëm jetese me bazë fruta e perime si dhe shmangien e duhanit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toçi dhe mjeku endokrinolog Florian Toti e vunë theksin edhe te vaksinimi për gripin dhe Covidin të pacientëve me diabet.

Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas në programin e kontrollit bazë si dhe ofrimi i fishave për matjen e glicemisë për grupet në nevojë. 

Ndërkaq, pritet edhe përmirësimi i listës së barnave të rimbursueshme për këtë kategori.