A na bëjnë udhëtimet më kreativë?

A na bëjnë udhëtimet më kreativë?

udhëtimet e rrisin nivelin e kreativitetit

Kur përballeni me një gjendje bllokimi të kreativitetit, urtësia e përgjithshme thotë se ju duhet një shëtitje, stërvitje apo një gjumë. Që të gjitha e kanë të njëjtin efekt: ju largojnë nga mbingarkimi me problemin. Studimet e reja tregojnë se udhëtimet e rrisin nivelin tuaj të kreativitetit dhe shkaktojnë që truri juaj të prodhojë mendime pozitive.

Udhëtimet ju mundësojnë që të jeni larg fizikisht nga ndonjë problem, me çka do të mund t`a shihni më qartë dhe të hapeni me mendime kreative. Puna kreative na mundëson që të zgjerojmë zonat mentale të komfortit dhe të shohim atë që na rrethon nga një perspektivë e re.

Këto përfitime nuk vazhdojnë vetëm për udhëtimet, nëse jetoni jashtë vendit atëherë me gjasa që do të keni efekte jetësore në kreativitetin tuaj. Shumë njerëz të mëdhenj kanë krijuar vepra historike në periudhat që kanë qenë duke jetuar jashtë vendeve të lindjes.

Arsyeja pse udhëtimet ju bëjnë më kreativ është ekspozimi ndaj njerëzve të rinj, kulturave, religjioneve, gjuhëve, zakoneve të ndryshme. Ekspozimi e zgjeron perspektivën e udhëtarit dhe e ngrit nivelin e pozitivitetit- gjendjen ideale të funksionimit të trurit. Personat kreativë dhe që udhëtojnë kanë personalitete më të hapura dhe më pak paragjykuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)