‘20 ditë në Francë pa asnjë shpenzim’, Jul ‘aventurieri’ që shëtit botën në këmbë, tregon në Report Tv 'sekretet’ e të udhëtuarit pa para në xhep

Julian Lala është djali aventuerier i cili udhëton botën në këmbë e shpesh herë pa para fare. Përmes youtube ai shpërndan videot e tij të udhëtimeve, eksperiencat dhe aventurat, duke u kthyer kështu në një personazh shumë të dashur për publikun. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi më tepër për udhëtimet që ka ndërmarr por edhe planet e reja. Udhëtimet për të janë si ajri, nuk arrin dot të bëj pa to, megjithatë kurrë nuk i  ka numëruar vendet që ka udhëtuar deri më tani.

“Të numërosh vendet është si të numërosh miqtë ose sa herë ke ngrënë bukë. në Europë shumicën i kam vizituar por ato që duan vizë përshembull Anglia nuk e kam vizituar ende” tha ai.

Ndërsa dëshira për udhëtimet i ka rrënjët që në fëmijëri:

Dëshira ka nisur nga ambienti dhe nga vendi që jetojmë, një vend post diktatorial ku cdo lëvizje ka qenë e limituar dhe kjo ka kaluar edhe në brezat e tjerë. Duke parë që e kisha shumë të limituar të lëviz kur isha i vogël kam gjetur atë daljen time përmes librave” u shpreh Juliani.

‘ Juli aventurieri” siç e njohin të gjithë, udhëton thjeshtë pothuajse pa para me vete. Ndërsa i pyetur se si ia del që të sigurojë ushqim në udhëtimet e tij, ai ndau edhe këtë ‘sekret’ me shikuesit e “Rreze Dielli”.

Më e thjeshta tani që është verë është duke kaluar në këmbë nëpër fshatra mblidh ndonjë domate, kastravec. Në Majorka e kam shtyrë një pjesë të kohës me bajame, por mund të kalosh në tregje duke marr një rrush ktu, një dardhë atje. Mund ta bësh tek qendrat tregtare që kanë sallam për të shitur, mund ta bësh tek mbledhjet që bëjnë jashtë hoteleve që bëjnë si party, janë të gjithë me verë me djathë dhe stë thotë njeri gjë.

I pyetur nëse është ndjerë i rrezikuar nga udhëtimet e tij në kmëbë, ai tha se ke riskun të takosh lloj-lloj njerëzish; Dhe unë kam patur fatin, jo riskun që të takoj lloj lloj njerëzish nga të pastrehë deri tek ministra dhe respektoj të dy në të njëjtën mënyrë.

Por sa të lumtur mund ta bëj udhëtimi një njeri? Për Julianin që ka udhëtuar në shumë vende, janë gjërat e vogla dhe eksplorimi i të panjohurës që e bën të lumtur.

Nuk më bën të lumtur udhëtimi, më bëjnë të lumtur ato pjesët e vogla. Udhëtimi fundit që kam bërë është në Nisë në Francë, një javë por asgjë nuk u kënaqa. Mua më pëlqen eksplorimi.

Julian Lala tregoi edhe për planet e tij. Në shtator do të udhëtojë drejt Spanjës në këmbë përreth tre muaj. Ndërsa planet më të afërta që ka është t’i bie shqipërisë rreth e rrotull me kamperin e tij.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille