A ndihmojnë arrat për shëndetin e zemrës, ja sasia që duhet të konsumoni

A ndihmojnë arrat për shëndetin e zemrës, ja sasia që duhet të konsumoni

Arrorët, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës. Arrorët përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe shumë ushqyes të tjerë.

Për më tepër, ato mund t’i konsumoni ndërmjet vakteve shumë lehtë, ndonëse përmbajnë shumë kalori. Për këtë arsye, rekomandohet që të jeni të kursyer në racione.

Pavarësisht kësaj, arrat janë më të mira se sa një ushqim tjetër me yndyrë ose kripë.

A e ndihmojnë arrat zemrën?

Arrorët janë të mirë për shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Ato mund të quhen të rrezikshme vetëm nëse jeni alergjikë ndaj tyre, në të kundërt duhet t’i bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Një nga mënyrat se si arrorët ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e zemrës është se ulin nivelin e kolesterolit të keq. Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut.

Ngrënia e tyre ndihmon në uljen e gjasave të mpiksjes së gjakut falë së cilës zemra pëson një atak fatal.

Vlerat fantastike të arrorëve

Arrorët janë të pasur me proteina por edhe me disa prej substancave më të shëndetshme. Lexojini të renditura nga AgroËeb.org si më poshtë:

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide gjenden kryesisht tek peshqit dhe arrorët. Acidet yndyrore janë të shëndetshëm për zemrën dhe mbi të gjitha parandalojnë luhatjet e rrezikshme të rrahjeve të zemrës.

Fibra

Të gjithë arrorët përmbajnë fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit. Fibra luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Vitamina E

Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut e cila shkakton sëmundje koronare.

Sasia e nevojshme e arrorëve

80 përqind e përmbajtjes së arrorëve janë yndyrna. Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave janë të shëndetshme, ato duhen ngrënë pa e tepruar.

Sasia e nevojshme është 4 racione 40 gramëshe me arra në javë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet