Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë u detyrua të largohej nga ceremonia në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit 2001, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe humbjes së ekuilibrit.
68-vjeçarja, e cila më pas bëri të ditur se vuan nga pneumonia, këmbënguli se asaj nuk i ra të fikët por thjesht u ndje e dobët dhe qëndroi në vend.
Por, sot, veçanërisht në “Twitter”, ka shpërthyer ironia dhe aludimet. Sipas kritikëve ,Clinton ka një sëmundje më të rëndë, ndërsa të tjerë kanë hedhur hipotezën se ajo po përdor një sozi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore!
Megjithatë, t thonë se gruaja që doli nga shtëpia e Chelsea-s ishte dikush tjetër që i ngjante dhe jo Hillary e vërtetë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)