TIRANË - Aleanca Popullore ka falënderuar kryeministrin Rama dhe ka përgëzuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për ngritjen dhe trajtimin e çështjes çame në bisedimet me zv.kryeministrin grek, Venizellos gjatë takimeve të sotme në Tiranë.
"Shqiptarët e kanë vënë re sot - të gjithë - ndryshimin dinjitoz të qëndrimeve të qeverisë shqiptare. Aleanca Popullore, pjesë e koalicionit fitues të 23 qershorit është krenare që ka dhënë kontributin e saj në këtë ndryshim të dukshëm e të shumëpritur nga shoqëria shqiptare. Qytetarët shqiptarë meritojnë sot fqinjësi të mirë, por edhe reciprocitet, në marëdhëniet ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e AP.
"Ne premtuam në fushatën e 23 qershorit bashkarisht ndryshim dhe po e mbajmë premtimin: ndryshimi po bëhet i dukshëm dita-ditës për qytetarët shqiptarë, qofshin ata çamë, myzeqarë, labë, dibranë etj".
Aleanca Popullore do jetë në vijimësi e angazhuar në përmbushjen e premtimeve që ka dhënë para elektoratit të saj dhe e ndjen veten mirë që qëndrimet e saj për çështjen çame janë tashmë qëndrime të qeverisë shqiptare, të shtetit shqiptar.
"Do të shtoja se vizita në Tiranë e zv/kryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Greqisë, Venizellos përkon me 100-vjetorin e përndjekjes së bashkëkombësave tanë që kulmon me masakrat e qershorit 1944 ndaj popullsisë së pambrojtur të shqiptarëve të Çamërisë, asokohe nënshtetas grekë".
"Ne do të vlerësonim që përfaqësuesi i qeverisë greke të mbartte në valixhen e tij diplomatike edhe apologjinë e munguar deri më sot për genocidin e ushtruar ndaj tyre. Andaj i rekomandojmë zotit Venizellos që këtë deklaratë ta arshivojë si shprehje të një mirëseardhjeje me kushte".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com