TIRANË- Shoqëria shqiptare ka pësuar ndryshime ndër vite, duke prekur aspekte të ndryshme. Por sa ka ndryshuar drejt shëndeti mendor dhe qasjes së psikologut?
Numri i psikologëve në vendin tonë është rritur ndjeshëm kohët e fundit. Por pavarësisht këtij fakti figura e psikologut vijon të mos jete miqësore për shqiptarët. Report Tv pyeti një pjesë të qytetarëve ku pjesa më e madhe u përgjigjën se nuk kanë qenë ndonjëherë tek psikologu.
Keni shkuar ndonjëherë te psikologu?
"Jo"
"Nuk kemi pasur nevojë deri tani dhe shpresoj që të mos kemi nevojë, kam antipati për psikologun"
"Jo, jo” –u shprehën disa nga qytetarët
Një mendim ndryshe ndanin të rinjtë për trajtimet tek psikologu.
“Dikur kam shkuar"
"Mund t'i duhet çdo personi për jetën e përditshme nëse mund të ketë probleme familjare ose në shkollë ose nuk e di kur bulizohet"
"Po është më se normale. Nëse kemi nevojë për të shkuar është më se normale”-u shprehën disa të rinj.
Ndërkohë kishte dhe nga ata që nuk dëshironin të flisnim për këtë temë, e cila nuk është pranuar njësoj nga të gjithë qytetarët shqiptarë. 10 tetori është dita botërore e shëndetit mendor ku synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë
7 Shtator 2024, 22:32
-
Studimi: Ndërveprimi me qentë përmirëson masivisht shëndetin mendor
15 Mars 2024, 16:18
-
Studimi/ Të rinjtë probleme me shëndetin mendor, ekspertët: Gjysma e tyre marrin ilaçe antidepresive
27 Shkurt 2024, 10:31
-
Peripecitë për familjet me të sëmurë të shëndetit mendor në shtëpi! Report Tv sjell historinë e Fatbardhës: U sëmur kur lindi, s’ merr mjekimin
25 Shkurt 2024, 17:40
-
Rriten rastet e të prekurve me probleme të shëndetit mendor! Mjekja: Po preken edhe të rinjtë! Faktor kryesor, përdorimi i drograve
4 Shkurt 2024, 17:39
-
Studimi/ Kjo është mosha e saktë kur njerëzit ndihen më të lumtur
4 Shkurt 2024, 14:50
-
Shëndeti mendor: Stigma , koha për të folur
29 Janar 2024, 09:39
-
Kujdesi për shëndetin mendor/ Terapistët këshillojnë 8 veprimtari që duan 5 minuta për t'u praktikuar
20 Janar 2024, 21:52
-
Ajri i ndotur ndikon negativisht në shëndetin mendor: Një zbulim alarmant nga mjekët italianë
4 Dhjetor 2023, 10:34
-
Studimi ndërkombëtar liston vendet me popullsinë më ‘depresive’, ja ku renditet Shqipëria
16 Nëntor 2023, 18:45
-
Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervor
9 Tetor 2023, 13:04
-
Dëmtimet afatgjata në shëndet post Covid-19, Mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion
31 Gusht 2023, 07:43
Fredi duhet te shkoje me patjeter.
Përgjigju