A tregojnë të dhënat satelitore se në Wuhan po digjen në krematoriume kufomat e të vdekurve nga koronavirusi ?

A tregojnë të dhënat satelitore se në Wuhan po digjen në krematoriume kufomat e të vdekurve nga koronavirusi ?

Ndërsa epidemia e koronavirusit pritet të arrijë kulmin e saj në Kinë, disa tabloide britanike kanë publikuar një lajm shqetësues që është provuar se është krejtësisht i rremë.

Sipas ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mirror’ në Kinë është vërejtur një aktivitet i pazakontë i furrave që sipas gazetave janë duke djegur kufomat e viktimave të koronavirusit në Wuhan.

Lajmet e rreme të publikuara u bënë menjëherë virale, aq shumë sa që edhe Autoritetet e Cilësisë së Ajrit dhe Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit në Kinë  kanë lëshuar një deklaratë ku thuhet se, pas një "konfirmimi të kujdesshëm", duket se të dhënat satelitore të marra nga aplikacioni Windy.com përfaqësojnë një "shtrembërim serioz" të realitetit.

Si lindën zërat për krematoriumët që djegin kufomat? 

Llogaria në twitter @intelwdotave, me pak më shumë se 16 mijë ndjekës, ka postuar në Twitter lajmin fals. Paskësaj, ditët e fundit, disa media kanë shkruar për krematoriumet në Wuhan që punojnë 24 orë.

Ajo që dimë me siguri 

Këto ditë, disa foto satelitore tregojnë nivele relativisht të larta të SO2 në disa qytete të provinces Hubei, epiqënda e koronavirusit. Por pak ose asgjë nuk lejon të vendoset një lidhje me veprimtarinë e supozuar të furrave crematorium.

Dioksidi i squfurit lëshohet natyrshëm nga vullkanet. Sipas OBSH-së, burimi kryesor njerëzor i emetimeve të SO2 është "djegia e fosileve që përmbajnë squfur dhe që përdoren për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe automjetet, por edhe djegia e mbeturinave dhe dekompozimi i lëndës organike.

Një profesor i kimisë ka llogaritur se ‘nëse teoria e trupave njerëzorë të djegur do të ishte e vërtetë, bazuar vetëm te imazhet e publikuar, atëherë ajo re do të ishte krijuar nga djegia e 30 milion trupave. Thjesht e pamundur’.

Imazhet nuk janë modele satelitore

'Windy.com' nuk ofron "imazhe satelitore" të niveleve të dioksidit të squfurit, por parashikimet bazuar në modelin GEOS-5 të NASA-s, i cili, sipas vetë agjencisë amerikane, shpesh jep rezultate dukshëm më të larta sesa vëzhgimet. Duke përdorur modelin NASA, shihet se qyteti Wuhan gjithmonë ka nivele monstruoze të dioksidit të squfurit.

Fabrikat dhe kushtet e motit 

Ekspertët besojnë se nivelet e vrojtuara nuk janë veçanërisht alarmante në vendin më të ndotur në botë që është Kina.

Përqëndrimet e larta të SO2 mund të lidhen me kushtet e motit: në fakt, fundjava e kaluar në Wuhan ishte e ftohtë dhe nuk kishte shumë erë, një faktor që mund të rrisë përqendrimet e SO2 në atmosferë. Në lindje të Wuhanit, ku reja e madhe SO2 po rri pezull, ekziston edhe një termocentral i madh me qymyr.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi /Bilance lufte, 242 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 1369, numri i të infektuarve rritet në 60 335 (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin