Vrasja e dyfishtë e Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Balldren të Lezhës po shihet si një efekt i mungesës së drejtësisë që ka prodhuar gjakmarrje, ndërsa historianë dhe gazetarë thonë se edhe vetë Kanuni është shkelur në këtë rast.
Në emisionin “Studio Live” në “Report TV”, gazetari Andi Bora dhe historiani Gjet Ndoji analizuan rrënjët e konfliktit 10 vjeçar dhe mënyrën si ai degjeneroi në krim, por edhe shkeljen e bërë në Kanunin e Lek Dukagjinit që nuk lejon marrjen e gjakut tek një femër.
Sipas Borës, gjithçka nisi nga një konflikt banal në vitin 2016, por që u kthye në një urrejtje të kultivuar ndër vite ndërsa të dy familjet nuk kishin pranuar pajtimin e gjaqeve.
“Vrasja e Genc Mhillajt ka një kontekst banal për shkak të një pengimi rruge. Mhillaj drejtonte një kamionçinë dhe u kishte zënë rrugën. Kanë kaluar 10 vjet nga ajo që ka ndodhur. Fakti që më 31 tetor 2024 Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen në hetim çka do të thotë se ajo ka parë diçka në këtë histori. I biri Renato Mhillaj do të thotë që ka kultivuar urrejtje ndaj i vrau bashkëshortët Mujeci. Do të thotë që familjet nuk e kishin pranuar pajtimin e gjaqeve”, tha Bora.
Ndërsa historiani Gjet Ndoji e lidhi drejtpërdrejt ngjarjen me dështimin e drejtësisë për të ndëshkuar autorët në kohë.
“Arsyeja kryesore e vrasjes ka të bëjë më veprimtarinë e papërgjegjshme të gjykatave. Mos dënimi sjell veprimin e Kanunit, që për kohën ka qenë një nga trashëgimit më të rëndësishme që ka rregulluar marrëdhëniet mes njerëzve e krahinave. Sot në kohën e shtetit duhet të veprojë 1 ligj. Por Kodi Penal nuk zbatohet, Gjykatat nuk japin dënimin e merituar, atëherë mos prit gjë tjetër veçse rikthim të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Shkak këtu është mosveprimi i drejtësisë. Po të ishte dënuar autori, do të ishte lehtësuar dhimbja e asaj familjeje. Ligji duhet të jetë shumë I fortë që të sfidojë të drejtën kanunore u shpreh ai.
Po çfarë thotë Kanuni për vrasjen e një gruaje?
Sipas Ndojit, në rastin e vrasjes së Gentjana Mujecit kemi një shkelje të qartë edhe të vetë rregullave kanunore.
“Në frymën kanunore, ky rast është i patolerueshëm. Gruaja, në Kanunin e Lekë Dukagjinit ka disa avantazhe në vlerësimin si grua, si nënë, është institute brenda familjes dhe e gjithë perspektiva e familjes vjen nga gruaja. Nga ana tjetër, Kanuni nuk e përfshin gruan në jetën sociale jashtë familjes dhe këtu është inferiore. Sa i përket gjakmarrjes, gruaja nuk mund të përdoret për gjakmarrje sepse është paburrëri dhe nuk quhet marrje gjaku. Në bindjen time, nuk besoj që gruaja është vrarë më qellim. Më parë ndodhte që gruaja dilte sepse nuk ruhej për gjak ngaqë nuk e vriste njeri’ tha Ndoji.
Diskutimi në Report TV arriti në konkluzionin se kur drejtësia nuk jep përgjigje, konfliktet e vjetra nuk mbyllen, por rrezikojnë të shpërthejnë sërish, pavarësisht kalimit të viteve.
Komente










Si nuk ju vjen turp qe diskutoni te paligjshmen si te ligjshme ne emision ne nje tv me popullaritet si i juaji? Cfare eshte kanuni qe na “qenka” shkelur?? Injorance!
Përgjigju