A vazhdon Meta t'a ketë pikë të dobët Berishën, pasi i doli dosja?!

A vazhdon Meta t'a ketë pikë të dobët Berishën, pasi i doli dosja?!

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Shpesh herë e kemi dëgjuar Metën të deklaroje nëpër studio, emisione, në sallën e parlamentit, kudo ku e pyesin për Berishën, se ai është pika e dobët e tij. Mbase ka të drejtë, mbase jo! Mbase thotë të vërtetën, mbase gënjen!

Sidoqoftë, shumë pak njerëz mund t'a kenë kuptuar arësyen e vërtetë të deklaratave të Metës ndër vite. Dikush mundet t'a këtë menduar se i bën qejfin ose tallet me këtë plakush, pra me doktorin. Por jo! Është një arësye e fortë, që spjegohet qartë, vetëm tani që u bë publike dosja e Metës me ish Sigurimin e Shtetit.

Ilir Meta, është marrë peng nga Berisha që në 1992, pikërisht për shkak të kësaj dosje. Më pas, Berisha dhe Gazidede e kanë siguruar se dosja është zhdukur dhe e kanë përdorur për luftë politike brënda kampit të PS-së. Kjo është normale.

Por dosja nuk rezultoi se është zhdukur ndonjëherë, dhe ky fakt i mësuar nga Meta ka qënë pengu i tij. Gjëndja psikologjike e Metës, si viktimë tashmë e dosjes peng të ish Sigurimit të Shtetit, është arsyeja e ndjenjave pozitive që shfaq ai publikisht ndaj pengmarrësit Berisha.

Për këtë arsye dhe për shkak të depresionit nervor, që karakterizohet nga veprimet e pakontrolluara, e kemi parë Metën nervoz, me dt 2 Mars të vitit të kaluar dhe më shumë pasi dorëzoi presidencën me dt 25 korrik në Konventën e LSI-së, ku lëvizte duart si asnjëherë tjetër në mënyrë anomalike.

Veprimet e Metës i shohim jashtë llogjikës së një politikani të sprovuar në gjithë funksionet më të larta të shtetit. Reagimet psikike apo mendore të tij e vertetojnë se ai ka rënë plotësisht viktimë e lojes së Berishës.

Për rastin Meta, është më se i qartë Syndrome Stockholm. Në të gjitha daljet e tij, mban anën e dhunuesit Berisha dhe sulmon pa kuptim Bashën. Meta, për shkak të sindromit të Stokholmit, është tërësisht i mbuluar nga emocionet, që u ndodh vetëm viktimave, pengjeve.

Ndaj Ilir Meta ka për Berishën dashuri, simpati, empati dhe dëshirën për t'a mbrojtur! Rastin e fundit e quajti: I madhërishmi Berisha! Sindromi i Metës nuk shfaqet vetëm si dashuri ndaj Berishës, por edhe si relacion i miqësisë së rreme. Është e qartë tashmë, se për Metën, ky sindrom është shfaqur si mekanizëm për mbijetesë. Ai ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë i ngarkuar emocionalisht, minimumi prej 30-vitësh.

Gjendja e tij përkeqësohej, sepse i ka patur pengmarrësit përballë çdo ditë, duke ja shtuar dozën e stresit, të ankthit . Rikthimi i tij dhe përshtatja në jetën e përditshme normale, mund të jetë e vështirë për të. Ndaj, e këshilloj përsëri, të shkojë e të ngujohet në fshatin e tij në Skrapar. Mund t'i rezultoje rruga e vetme për të shpëtuar...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë