A1 Report dhe Shqiptarja.com
bashkë në marshimin në Paris

A1 Report dhe Shqiptarja.com<br />bashkë në marshimin në Paris
TIRANE - Televizoni A1 Report dhe gazeta Shqiptarja.com iu bashkua marshimit sensibilizues ndaj akteve terroriste të zhvilluar këtë të dielë në Francë. Hap pas hapi, A1Report ka përcjellë për teleshikuesit e tij, zhvillimet në Francë me lajmin e fundit, foto, video dhe komente nga studio. 

Raportimet kanë nisur që në orët e para të kësaj të diele me pamje live nga Sheshi “Republica” ku u grumbulluan njerëz nga e gjithë bota dhe pallati “Elysee” ku 56 liderë botërorë kanë shkuar për ti qendruar në krah presidentit Francois Hollande. 

Drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik "Free and Fair Media Group", gazetari Carlo Bollino, ka përcjellë në kohë reale nga Parisi këtë të dielë zhvillimet më të fundit për delegacionin shqiptar që ndodhej në Francë.

Orët e paradites në redaksinë e A1 Report mbërritën fotot e para të mbërritjes së delegacionit shqiptar në Paris, për tiu bashkuar këtij manifestimit të tolerancës dhe lirisë.

Këto foto zbuluan nëpërmjet A1 Report se në Paris delegacioni përbëhej nga Kryeministri Rama, Ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministri i Mirëqenies dhe Rinise Erion Veliaj, 4 përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri dhe grupi i gazetarëve. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?