TIRANE - Në një kohë kur për skandalin e vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë këtë të mërkurë në komisionin e Ekonomisë në Kuvend ishte ftuar për të raportuar dhe Inspektori i Përgjithshëm i Bankës, në këtë detyrë znj.Elivar Golemi, kjo e fundit me anë të një korepsondence njoftoi komisionin se nuk është personi që ka tagrin për të përfaqësuar Bankën e Shqipërisë.
A1Report ka mundur të sigurojë një kopje të statutit të Bankës së Shqipërisë, i cili është prej 14 vitesh në fuqi dhe në nenin 17 të tij, flet pikërisht për departamentin e kontrollit në Bankën e Shqipërisë, i cili me statut drejtohet nga Inspektori i Përgjithshëm.
Ja se çfarë thotë shprehimisht neni 17 në statutin e Bankës

E pikërisht kontrollet e kryera në Bankën e Shqipërisë në pasqyra fianciare, apo gjëndjen fizike të parave janë bërë pjesë e hetimeve si nga Prokuroria dhe nga Komisioni i Ekonomisë në parlament. Ku personi që firmos dhe paraqet për Këshillin Mbikëqyrës vlerësimet e çdo kontrolli është Inspektori i Përgjithsëm në këtë rast znj.Elivar Golemi.
Ajo që nuk dihet është fakti se si janë raportet e dorëzuara nga znj.Golemi për Këshillin Mbikëqyrës, janë me probleme siç dhe ka rezultuar në bankë apo me shënimet çdo gjë “Ok”, çka do ta ngarkonte këtë të fundit me përgjegjësinë administrative, pse jo dhe penale pas hetimeve të nisura për skandalin në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO