Zhvillimet në sistemin bankar– Statistikat Dhjetor 2015
TIRANE - Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e katërt të vitit 2015 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin dhjetor 2015. Sipas këtyre të dhënave, totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në rreth 1,318 miliardë lekë në fund të muajit dhjetor, me një rritje vjetore prej 1.9%. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm, me një raport të kredisë ndaj depozitave rreth 53%, dhe i mirëkapitalizuar me raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 15.7 %, në fund të muajit dhjetor 2015.
Totali i Depozitave në fund të Dhjetorit
Totali i depozitave të vendosura pranë bankave arriti në fund të dhjetorit në 1,100.3 miliardë lekë, duke vijuar tendencën rritëse si në terma tremujor ashtu vjetor, me një rritje vjetore prej 2.6%, dhe duke reflektuar besimin e vazhdueshëm të klientëve në sistemin bankar. Në rritje paraqiten si depozitat e individëve ashtu edhe ato të bizneseve, por këto të fundit me një ritëm më të lartë rritjeje, që paraqitet në 6.7% përgjatë vitit 2015.
Kredia me probleme në rënie prej 1.5%
Në terma absolutë, teprica e kredisë së pashlyer në fund të vitit paraqitet në rënie prej 1.5%, por, kjo shifër është totalisht e ndikuar nga zhvillimet në portofolin e kredive ndaj bizneseve, ndërsa kredia për individët u rrit me 2% përgjatë vitit. Teprica e kredive ndaj bizneseve është ulur në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit si pasojë e fshirjeve të kredive të këqija nga bankat në përgjigje të masave të marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi e bizneseve ka mbetur shumë e dobët përgjatë gjithë vitit. /ATSH/
/Shqiptarja.com