/ATSH/- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sotme të Kryesisë me Kryetarët e Degëve, vlerësoi se koalicioni i krijuar ka për synim dëmtimin e demokracisë, vazhdimin e keq-qeverisjes, rritjen e shpenzimeve qeveritare, rritjen e luksit të qeveritarëve dhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.
Përmes një komunikate për media AAK shprehet se "javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës".
Sipas AAK-së, ky koalicion do të synojë fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë.
"Aleanca apelon te qytetarët e Kosovës, shoqëria civile dhe mediat që të mos nënshtrohen asnjëherë ndaj të keqes së pritur", përfundon komunikata për media./KosovaPress/
/Shqiptarja.com