AAK për arrestimin e Haradinajt:
Kjo faqe turpi të përfundoj këtu!

AAK për arrestimin e Haradinajt:<br />Kjo faqe turpi të përfundoj këtu!
PRISHTINE-Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka reaguar sot për arrestimin e liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Abrashi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë autoritet ndërkombëtar për angazhimin e lirimit të një lideri të arrestuar padrejtësisht.

“Në një shtet normal institucionet do të angazhoheshin me krejt mekanizmat për ta liruar një lider të arrestuar padrejtësisht. Udhëheqësit e institucioneve tona fatkeqësisht nuk kanë autoritet ndërkombëtar, ndryshe nuk do të ndodhnin këto akt”, thotë Abrashi në reagimin dërguar mediave.

Ai ka theksuar se ngritja e fletë arresteve serbe e bënë të pakuptimtë vazhdimin e negociatave në mes Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, përbën cenim të autoritetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Njëkohësisht ky akt përbën cenim të autoritetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Kjo ndalesë e Ramush Haradinaj nga shteti Francez e minon shtetin e Kosovës. Kjo faqe turpi duhet të përfundoj këtu!”, thuhet në fund të reagimit të Abrashit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm