Duket se Aaron Carter nuk po humbet kohë.

Vetëm dy muaj pas ndarjes së këngëtares Hilary Duff nga partneri i saj Mike Comrie, Aaron ka shkruar një postim në Twitter ku shpreh se sa i mungon ajo.

“Unë do ta shpenzoj kohën e mbetur të jetës time për ta kthyer me mua atë.

Nuk më intereson fare se çfarë mendojnë njerëzit”, ka shkruar 26 vjeçari në rrjetin social.

aaron carter
(Aaron Carter)

Kjo i ka befasuar të gjithë pasi Aaron dhe Duff janë ndarë nga njëri-tjetri para 11 vitesh.

Ai ka postuar në Twitter gjithashtu edhe një foto të saj, të cilën e shoqëronte me fjalën e përsosur.

Aaron dhe Duff kanë qenë në një lidhje nga viti 2001 deri në vitin 2003, dhe u ndanë pasi Aaron e tradhtoi atë me një femër tjetër.

Ndërkohë që Aaron ka shkruar postimet në Twitter për të rikthyer Hilary-n, kjo e fundit është parë me ish partnerin Mike dhe vogëlushin e tyre Luka.

hilary duff

(b.t/shqiptarja.com)