Abazoviç: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model edhe për Kosovën

Abazoviç: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model edhe për Kosovën

Dritan Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa u pyet për marrëveshjen e arritur mes tij dhe Kishës Ortodokse Serbe, mohoi se që ky të ishte shkaku pse u rrëzua nga posti i kreut të ekzekutivit malazez.

Ai tha se ende është i vendosur për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe dhe theksoi se në postin e kryeministrit ka ardhur për të marrë vendime të vështira, duke shtuar se është krenar për punën që ka bërë .

"Ka shkuar Gjukanoviçi e jo unë. Nuk mund të lëvizini gjërat pa dashur të lëvizni nga zona e rehatisë. E kemi më  të lehtë të ecim përpara kur të drejtën për ta bërë këtë ua japim edhe të tjerëve. Kështu e shoh politikën”- u shpreh ai.

Abazoviç u shpreh se kjo marrëveshje e tij me Kishën Ortodokse Serbe, është model të cilin edhe Kosova mund ta zbatojë pa asnjë telashe. Ai tha se me këtë marrëveshje, i është hequr problemi pasardhësit të tij në këtë post.

“Kur të relaksohet populli, vetëm përfitohet. Nuk them në mënyrë të njëjtë, por si model mund ta ketë edhe Kosova atë marrëveshje me Kishën Ortodokse”.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi ai tha se nuk duhet tepruar me ambicie politike.

“Ajo që ishte në platformën tonë është realizuar. Partia ime nuk ka marrë shumë vende në parlament, por tani mbi 90% të partive në Mal të Zi e kanë marrë agjendën e partisë së URA-s”.

Abazoviç foli për projektet për ndërtimin e  rrugëve Kosovë-Mal i Zi, si ajo Plavë-Deçan. Sa për turizëm, tha se Ulqini është i gatshëm të presë kosovarët dhe se tanimë shumë gjëra janë rregulluar, ndonëse e pranoi se tashmë qyteti bregdetar nuk është më destinacion i lirë pushimesh.

Ai tha se ndërtimi i urës mbi Bunë që do të lidhë Ulqinin me Velipopjën në Shqipëri, do të ndihmojë e lehtësojë edhe më shumë qarkullimin.

Kujtojmë se me marrëveshjen e firmosur me qeverinë e Abazoviç, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet ndikimi i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore. Pas kësaj marrëveshje, Abazoviç humbi mbështetjen nga partitë përbërëse të koalicionit qeveritar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë