Abazoviç mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: Erioni, inovator që promovon vlera universale të mira edhe për rajonin (VIDEO)

Abazoviç mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: Erioni, inovator që promovon vlera universale të mira edhe për rajonin (VIDEO)

Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Erion Veliajt si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Nëpërmjet një videoje të shpërndarë, nga zyra e tij ku shprehet në shqip, Abazoviç ka thënë se Veliaj është një person që ka sjellë risi në jetën politike dhe që promovon vlera të cilat janë të mira jo vetëm për Tiranën por për të gjithë rajonin.

Ai i uroi fitore Veliajt në zgjedhjet e 14 majit dhe përcolli përshëndetje nga të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

“Kjo video i është dedikuar vëllait tim Erionit si një përkrahje nga Mali i Zi për zgjedhjet që mbahen në 14 maj. Erioni është një person që ka futur shumë inovacion në jetën politike me pasion dhe energji promovon vlera universale që janë të mira jo vetëm për Tiranën por edhe për të gjithë rajonin. Shpresoj që shumë shpejt do të festojmë së bashku dhe në të ardhmen të bëjmë gjëra të mira. Eri të ujrojmë sukses dhe përshëndetje nga të gjithë shqiptarët në Mal të Zi”- thotë Abazoviç.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!