Abbas i gatshëm të marrë qeverinë në Gaza pas luftës

Shefi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se pasi të përfundojë lufta midis Hamasit dhe Izraelit, autoriteti i tij do të ishte i gatshëm të rimarrë kontrollin mbi Gazën si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete

“Ne do të marrim të gjithë përgjegjësinë si pjesë e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse”, tha Abbas, duke iu referuar formimit të një shteti të pavarur palestinez, i cili do të përfshijë Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, si dhe Rripin e Gazës.

Qeveria aktuale fetare e krahut të djathtë të Izraelit dhe shumica e anëtarëve të saj, megjithatë, e kundërshtojnë këtë zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

Disa ministra izraelitë të ekstremit të djathtë mbështesin aneksimin e Bregut Perëndimor dhe madje edhe të Rripit të Gazës.

Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës në vitin 2007, duke detyruar lëvizjen Fatah të Abbasit, e cila ruan kontrollin mbi zonat palestineze në Bregun Perëndimor.

Pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit, Izraeli dëshiron të shkatërrojë kapacitetet qeveritare dhe ushtarake të Hamasit.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që Autoriteti Palestinez të përfshihet në diskutimet për të ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'