Abdullai dënon Bollinon: I prishi
Olldashit imazhin brenda PD

Abdullai dënon Bollinon: I prishi<br />Olldashit imazhin brenda PD
TIRANE - Ishte 9 nëntor 2011. Prej pesë ditësh kishte dalë në treg gazeta e re e përditshme Shqiptarja.com themeluar nga Alba Malltezi (ish-kryeredaktore e News24) dhe nga Anila Basha (ish-drejtoreshë e “Gazeta Shqiptare”).

Eshtë një grup i ri editorial i pavarur, të cilit i bashkohen shumë gazetarë të tjerë që kishin punuar prej shumë vitesh te “Gazeta Shqiptare”, News24 dhe Balkanweb dhe që nuk donin të punonin në atë grup që nga 11 maji 2011 u ble nga dy biznesmenë shqiptarë. Ishin dhe janë gazetarë që duan të rrinë të pavarur.

Një koncept që e ka frikësuar gjithmonë Sali Berishën dhe shumë nga ministrat e tij, duke filluar nga Sokol Olldashi, të cilët një gazetar të pavarur e konsiderojnë “armik”.

Tetë muaj më parë Olldashi kishte bërë një padi për shpifje kundër “Gazeta Shqiptare” pronë e shoqërisë italiane “Mediterranea” duke kërkuar një dëmshpërblim prej 150.000 euro.

Me shitjen e “Gazeta Shqiptare” nga ana e “Mediterranea” , blerësit, biznesmenët shqiptarë, morën edhe të gjitha përgjegjësitë ligjore mbi të gjitha paditë që ishin në proces e sipër, përfshi dhe atë të hapur nga Olldashi. Paradoksi qëndronte në faktin se Olldashi do t’i kërkonte 150 mijë euro dëm pronarëve të rinj të “Gazeta Shqiptare”, që ishin miq të tij.

Dhe në këtë mënyrë me 9 nëntor 2011, pra 5 ditë pas lindjes së grupit të ri të pavarur Shqiptarja.com, Olldashi vë në praktikë hakmarrjen e tij primitive. Përmes Erinda Ballancës, avokatës së Sali Berishës, i kërkon gjykatësit Bledar Abdullai të ndryshojë objektin e padisë.

Shkruan:  “I  nderuar z. Gjyqtar, ne si pala paditese e jemi drejtuar gjykates me kete padi ku i kemi kerkuar detyrimi i të paditurit Gazeta Shqiptare, pronë e subjekti Mediterarena spa per t’i shpërblyet paditësit Sokol Olldashi dëmin jo pasuor në masën 150.000 euro.

Me ane te kesaj kerkese sot ne duam te saktesojme objektini e padise, i cili do jete detyrimin e të paditurit Carlo Bollino, në cilësinë e botuesit dhe përfaqësuesit të subjektit “Mediterranea” s.p.a, për t’i shpërblyer paditësit Sokol Olldashi në masën 150.000 Euro”.
 
Kërkesa ishte e jashtëligjshme dhe në kundërshtim me kodin civil shqiptar, po gjykatësi Bledar Abdullai e pranoi pavarësisht shkeljes së ligjit. Duke e shndërruar Karlo Bolinon në të pandehurin e ri, por ndoshta, për të shmangur një skandal, mendoi të mos e informonte.

Dhe në këtë mënyrë procesi është zhvilluar për 10 muaj dhe Bolino nuk e ka ditur në asnjë moment se akuzohej dhe kërkohej të dëmshpërblente Olldashin për 150.000 euro. Pastaj, më 23 maj Abdullai i ka dhënë të drejtë avokates së Berishës duke dënuar Bollinon të paguajë shumën 75.000 euro.

Po çfarë dëmesh? Ai artikull i publikuar vetëm një herë te “Gazeta Shqiptare” duket se i ka shkaktuar një stres të vërtetë Sokol Olldashit.

 “Teksti i shkrimit – referon Abdullai duke cituar mendimin e Olldashit - është një goditje e ulët, keqdashëse, për t’u përdorur si kalë beteje, në prag të datës 8 maj 2011, që synon të cënojë nderin dhe dinjitetin e paditësit Sokol Olldashi, në mënyrë të veçantë, integritetin e tij, personalitetin dhe besueshmërinë në rrethin e bashkëqytetarëve të qytetit ku ka lindur Durrës, qytet ku sipas detyrës së ngarkuar nga Partia Demokratike ai ka kryesuar forcën politike ku aderon subjektin zgjedhor PD gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2011.

Artikulli i cili në përmbajtje aludon për aferë të pastër korruptive të paditësit dhe për lajthitje të tij, duke përdorur të gjithë Këshillin e Ministrave, synon që nëpërmjet përmbajtjes dhe titullit të tij, të dëmtojë, diskretitojë në opinonin publik dhe karshi kolegëve ministra, deputete dhe anëtarë të PD, figurën e paditësit i cili në cilësinë e ministrit përgjegjës për punë publike dhe infrastrukturën ka ndër treguesit më të lartë të realizimit të kësaj qeverie. (...)

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e të paditurve, parashtron paditësi, i kanë shkaktuar atij një gjendje të rëndë tensioni, turbullie në aspektin personal vetjak të marrëdhënieve me njerëzit e tij të afërm si dhe me kolegët e forcës politike”.

Kështu, Karlo Bolino, sipas Abdullait, duhet të dëmshpërblejë Sokol Olldashin edhe për tensionet e brendshme dhe konfliktet e brendshme në PD.

Faksimile e kërkesës së avokates <a style=Erinda Ballanca për ndryshimin e objektit të padisë nga shoqëria Mediterrane në Carlo Bollino, faqe 1 me logo" src="http://www.shqiptarja.com/foto/80799.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 857px;" />
(Fë foto faqja 1 e faksimiles së kërkesës së avokates Erinda Ballanca për ndryshimin e objektit të padisë nga shoqëria "Mediterranea" në Carlo Bollino)

Faksimile e kërkesës së avokates Erinda Ballanca për ndryshimin e objektit të padisë nga shoqëria Mediterrane në Carlo Bollino, faqe 2 me logo
(Fë foto faqja 2 e faksimiles së kërkesës së avokates Erinda Ballanca për ndryshimin e objektit të padisë nga shoqëria "Mediterranea" në Carlo Bollino)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët