Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e Naum Veqilharxhit ekspozohet në muze (VIDEO)

Abetarja e parë origjinale e gjuhës shqipe e botuar nga Naum Veqilharxhi në Bukuresht është ekspozuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Nën emërtimin “Fort i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip. Për çdo sicilë që do të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit shqip. Dhënë tani parherëmbi dritë, preji,  gjendësit e bëntorit i këtyre të shkrumëve rea dhe këtij Ëvetarit. Naum Panajot Haxhi Llazar Bredhi, që i thonë Naum Veqil-Harxhi nga Bythkuqi i Kolonjës. Mot i parë 1844”. Por historiku dhe rrugëtimi i abetares shqipe në 100 vjet nuk do të ishte i plotë, pa punën e bërë nga figurat e tjera të rilindjes, që e pasuan atë, si Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Parashqevi Qirjazi apo edhe 11 abetaret e Aleksandër Xhuvanit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se përpjekjet për pavarësi do të ishin të paplota nëse do të mungonin iniciativat për vetëdijesimin e formimit kombëtar

”Mendoj se është një ekspozitw për t’u përgëzuar. Ka një histori tejet të madhe, sepse historia shekullore është lidhur ngushtësisht me gjuhën shqipe. Përpjekja për pavarësi s’do të kuptohej pa lëvrimin e gjuhës shqipe. Kjo është e lëvdueshme, se si një komb si yni ka arrit që të ketë një gjuhë unikale mes të tjerave. Kjo luftë s’do të kishte kuptim pa hartimin e alfabetit shqip edhe përpjekjen për abetaren e parë. Është ky aspekt që e bën të veçantë këtë ekspozitë me ekzemplarë të gjuhës shqipe”, thotë Margariti.
Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, këto 100 abetare origjinale duhet që të nderohen vazhdimisht, pasi kështu jo vetëm ruhet trashëgimia që kemi, por edhe përpjekjeve që janë bërë për arsim u jepet vëmendja e duhur

 “Është një ekspozitë me objekte konkrete, që mishërojnë fjalët. Janë 100 abetare origjinale, që nga viti 1844 deri tek e fundit 1942. Gati 100 vjet rrugëtim. Këto abetare janë vepra emrash konkret, figura me një kontribut që duhet ta nderojmë vazhdimisht. Një vend të veçantë zë Aleksandër Xhuvani që ka 140-vjetorin e lindjes, por e kujtojmë duke i kushtuar një stendë të veçantë 11 abetareve që ka bërë”.

Abetaret shqiptare nga viti 1844 janë shtypur në Stamboll, Bukuresht, Athinë, Selanik, Bruksel, Paris Konstancë dhe Firence. Ndërsa, abetarja e parë e shtypur në Shqipëri është e vitit 1899 nga Shoqëria “Bashkimi” në Shkodër.

Abetarja e parë e gjuhës shqipe 1844 e Naum Veqilharxhit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?