Prezantohet abetarja e unifikuar mes Shqipërisë e Kosovës! Kurti: Formë bashkimi! Kushi: ‘Fshijmë’ kufijtë

GJAKOVË- Nxënësit e klasës së parë nisin sot rrugëtimin e dijes. Për herë të parë të vegjlit do të mbajnë një abetare të përbashkët me vendin tonë duke sjellë kështu një risi për brezat e ardhshëm që do të vijnë. Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi sëbashku me delegacionin shqiptar u prit në Gjakovë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe nga homologia e saj, Arbërie Nagavci.

Ceremonia e përbashkët nisi rreth orës 10:00 të kësaj të hënë me himnin e Shqipërisë dhe Kosovës, ku fjalën e mori fillimisht kryeministri i Kosovës ku theksoi se gjuha e përbashkët bashkon dy kombe, si dhe përshëndeti marrëveshjen mes 2 qeverive.  Fjala kaloi edhe për ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushin e cila u ndal te rëndësia që kjo abetare në vetvete do të sjellë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Për Kushin, abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Mirëpo, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor në Kosovë, nxënësit nuk kanë pasur mundësi ta marrin abetaren në dorë. Procesi mësimor u bojkotua nga mësuesit në mbarë Kosovën, pas një sërë kërkesash drejtuar qeverisë, mes të cilash edhe ajo për rritje page.

Projekti i ‘Enciklopedisë së Përbashkët’ u prezantua nga Kryeministri Rama në vizitën e tij në Prishtinë në fund të qershorit të këtij viti. Në takimin e dy qeverive Rama u ndal te marrëveshja e bashkëpunimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia Shqiptare.”

Kryeministri tha që ky është rezultat i punës së përbashkët i këtyre dy qeverive;  zbatimi i angazhimit që morëm së bashku në takimin e shtatorit në Prishtinë me të dyja akademitë që nisi punën konkretisht me financim të dy qeverive për “Enciklopedinë shqiptare”, projekti madhor albanologjik i shumëpritur, i shumë munguar, që merr udhë si një vullnet  i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë tonë. Kryeministri Rama deklaroi edhe unifikimin e abetares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Hartimi nga 14 ekspertë, u diskutua edhe me psikologë! Edhe në formën digjitale

 

Abetarja e përbashkët e unifikuar, mes  Shqipërisë dhe Kosovës që u prezantua në Gjakovë, u realizua nga autorë të të dy vendeve gjatë një pune disa mujore. Për të hartuar tekstin, janë angazhuar 6 anëtarë nga Kosova dhe 6 anëtarë nga Shqipëria, si dhe 2 kryetarë të përbashkët, të cilët i kanë vënë vulën projektit.

Abetarja e  re do të do të përdoret edhe nga shqiptarë në diasporë, ndërsa përpara se të nisje përdorimi i saj, mësuesit do t’u nënshtrohen disa seancave të trajnimit.

Në Kosovë trajnimet kanë filluar prej disa ditësh, ndërsa për vendin tonë fillojnë këtë fillim shtatori, por nuk do të mungojnë dhe gjatë vitit shkollor.

Abetarja e re, vjen pas 10 vitesh nga botimi i mëparshëm dhe sipas hartuesve ka një avantazh në përdorimin e metodave, në bashkimin dhe integrimin e lexim-shkrimit. Së dyti në planin didaktik dhe pedagogjik, në abetare janë futur elemente të reja të punës me nxënësit. Abetarja ka edhe përparësi të tjera që lidhen me problemet sociale, psikologjike, e didaktike. Për këtë qëllim është konsultuar me psikologë, piktorë dhe dizajnera. Risi, me këtë abetare të përbashkët, është që për herë të parë në vendin tonë por edhe në Kosovë, kjo abetare do të jetë në dispozicion edhe elektronikisht. Kjo risi, sipas ekspertëve, rrit më shumë vlerat didaktike, metodologjike dhe gjuhësore tekstit të abetares.

Ora 16:28
Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përshendetja e veçantë nga ‘Mësonjëtorja e parë shqipe’ në Korçë,  pedagogu: Ditë feste

 

Një moment i veçantë në prezantimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte edhe një lidhje direkte nga Korça, me nxënës që mbanin në duar këtë Abetare. Lidhja u zgjodh të bëhej nga ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe kjo jo një rastësi.

“Kemi zgjedhur mjediset e muzeut të arsimit, ku janë hedhur rrënjët e dijeve të arsimit shqiptar që gëzojnë një nga arritjet më të bukura Shqipëri, Kosovë, është një ditë feste që i ushqen fëmijët me ndjenjën e atdhedashurisë, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën, që është baza ku mbështetni bazat e një vendi”, tha Eris Rusi, pedagog i letërsisë, shkrimtar, përkthyes.

Një përshëndetje në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm për arsimin, e ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo

“Një projekt i rëndësishëm, Korca ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshme, në arsimin shqip, jemi vendlindja e Rilindasit të parë, Naum Vixhilharxhit që është edhe autori i abetares së parë me shkronja shqipe, jemi dhe qyteti ku ka celyr dyret shkolla e parë në shqip, dëshmi e ndjeshmërisë që kishin patriotët shqiptar. Iu uroj nxënësve dhe mësuesve që të kenë një vit sa më të mbarë shkollor”, tha Filo.

Në dhjetor të 2021 ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për Abetaren e përbashkët.

 

Ora 10:46
Gjakovë/ Abetarja e unifikuar, ministrja e Arsimit: Libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën! Shqipja do mësohet në Harvard

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova, aty ku po zhvillohet ceremonia në kuadër të ditës së parë të shkollës për nxënësit e Kosovës. Abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha Kushi.

‘Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinës për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Por, unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkoje dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb! ’- tha Kushi

Duke përmendur sakrificat me të cilat është shoqëruar gjatë gjithë historisë gjuha shqipe Kushi tha se ndjehet krenare që sot pas kaq shumë vitesh, sakrificash dhe përpjekjesh që gjuha shqipe mësohet jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë e çdo vend tjetër ku ka shqiptarë, por mësohet edhe në universitete ndër më prestigjiozet në botë. 

“Së fundmi gjuha shqipe do të mësohet në universitetin e Harvardit. Një arritje e jashtëzakonshme që e konsolidon pozicionin e gjuhës shqipe mes gjithë gjuhëve të tjera më të vjetra të botës”- u shpreh ministrja. 

Ora 10:40
Ceremonia e abetares në Gjakovë, Kurti: Brezi i ri po nis rrugën e dijes me librin e unifikuar! Gjuha sjell dashurinë për kombin

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ceremonia për abetaren e përbashkët ka thënë se brezi i ri po nis rrugën drejt dijes me abetaren e përbashkët unike.

‘Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë”.

“Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve, kontribuuesve të pa rezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona”, tha Kurti.  

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fuga: 01/09/2022 14:44

    Epo si pelqen Guges kjo abetarja, si do ja bejme?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/09/2022 11:02

    Popullin shqiptar brenda e jashte kufijve e ka mbajtur dhe do ta mbaje gjuha shqipe o ministresha llapaqene e partise dhe e politqenërise shqiptare. Sa te neveritshem beheni me keto diskurse krejt limonti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!