Sonila Beqari, përfaqësuese e ABI Bank, duke folur rreth dobisë së kësaj nisme u shpreh: Në Bankën Amerikane ABI Bank përgjegjësia sociale është një ndër shtyllat e veprimtarisë së saj. Sot jemi në Ditën e Falënderimeve një ditë tipike amerikane, nje ditë që mbledh të gjitha familjet në sofër, njerëz që nuk janë parë prej kohësh. Kemi ardhur që ta ndajmë këtë ditë me njerëzit që kanë më shumë nevoje, jemi në qendrën sociale numër 6 në Kombinat. Së bashku me ne kanë ardhur edhe biznese nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ashtu si dhe të rinj nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane. Për AbBI Bank kjo është një ditë e rëndësishme që përputh traditën amerikane dhe mikpritjen e popullit shqiptar. Kështu që është një ditë kulmore dhe në kuadër të përgjegjësisë sociale po e organizojmë këtë aktivitet.
Në këtë ditë të veçantë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, dhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, së bashku me pjesëtarë të këshillit rinor të Ambasadës, por edhe me punonjësit e Qendrës Sociale kanë organizuar një drekë bamirësie.
“Kjo është një festë, ku të gjitha familjet mblidhen, ku kalojnë kohë me njëri-tjetrin, ku japin mirënjohje për gjërat që kanë ecur mirë, ku japim mirënjohje për shoqërinë që kemi, për çka na ka dhënë Zoti, shoqëria dhe të afërmit. Unë besoj se ne shqiptarët mësojmë të themi faleminderit, kjo është një mundësi që edhe ne t'ju themi faleminderit juve, se dhe kjo punë nuk bëhet nëse nuk bashkëpunojmë. Një nga arsyet pse kjo qendër sociale është kaq model, është pikërisht se ne të gjithë bashkëpunojmë. Sot meqënëse është Dita e Falënderimeve kam një falënderim të madhë për grupin që erdhi në Farkë dhe mbolli pemë”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Të gjithë ata që shërbyen drekën dhe u kanë qëndruar afër njerëzve në nevojë, kanë marrë falënderime nga drejtuesit e institucionit bankar, dhe më tej u është premtuar se: “Tek ABI Bank ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar për të investuar”. 


Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO










