Abigela Voshtina 'heq petkat' e drejtores, në Opera fjalën e merr violina: Identiteti im! Në skenë me Ibrahimin dhe Paganon luajnë Beethoven

Në Teatrin e Operas këtë fillim jave festohet me muzikën e Beethovenit... ‘Zonja’ e shtëpisë Abigela Voshtina ka hequr për pak petkat e drejtores. Për herë të parë pas detyrës ajo luan në violinë në skenë.

“Në të vërtetë është stadi më i vërtetë që unë kam, sepse violina ka qenë pjesë e pandarë e jetës sime kudo që kam qenë. Derisa erdhi Enea, ishte partneri im kryesor i lëvizjeve kur bëja çfarëdolloj udhëtimi kështu që mendoj se u ktheva në identitetin tim”, shprehet Abigela Voshtina, drejtore e TKOb dhe violiniste.

Në Koncertin e Trefishtë të kompozitorit gjenial i është bashkuar pianistja Etrita Ibrahimi e mysafiri violonçelisti italian Ettore Pagano. Publiku mirëpret performancën e tre instrumentistëve dhe duartrokitjet e tyre i rikthejnë në skenë.

“Është vëtrtetë një kënaqësi koncerti i sotëm sepse sollëm një program të një gjeniu të muzikës klasike që është Beethoven”, shprehet pianistja Etrita Ibrahimi.

 “Të performoja këtë mbrëmje mbi të gjitha me Jakopon,  do të thotë të merrja një energji me të vërtetë emocionuese, nga thellësia e zemrës. Mund të them që patëm një kontakt special, dhe natyrisht edhe me instrumentistet e jashtëzakonshme Abigelën dhe Etritën që janë dy diamantë të këtij  vendi, dy përfaqësuese të denja të kulturës muzikore shqiptare, edhe në botë. Performanca e tyre është me të vërtetë e kuruar, fine.”, shprehet violonçelisti Ettore Pagano.

Simfonia nr.7 që pason luhet për herë të parë në Teatër. Orkestra Simfonike e Teatrit nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli krijohet spektakël.

“Dëgjo, mendoj se mund ta them tashmë që unë jam i dashuruar me këtë Orkestër dhe kjo është diçka e dukshme. Kemi një raport unik. Kjo orkestër është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe  po rritet shumë. Është një orkestër shumë romantike mund të them, sepse janë romantikë në zemër dhe në mënyrë të tillë performojnë. Bethoven përfaqëson fillesat e këtij rrugëtimi dhe padyshim, ata arrijnë që edhe në këtë muzikë të shfaqin grintën e tyre, freskinë që e bëri interpretimin të jashtëzakonshëm. Dhe Simfonia nr. 7 në veçanti i përshtatet kësaj orkestre sepse nënvizon të gjitha pikat e forta të kësaj saj, shpejtësinë, freskinë, shpërthimin artistik. Dhe e gjitha kjo u pa!”, shprehet Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Ky koncert erdhi si homazh për kompozitorin gjerman, por edhe si shenjë e shkëmbimit kulturor. 

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim