Abortet, jo më në
klinikat private

Abortet, jo më në <br />klinikat private
TIRANE - Të gjitha klinikat private, të cilat do iu duhen që pas janarit të 2013-ës, të rinovojnë licencat për veprimtarinë që do të ushtrojnë, nuk do të pajisen më me të drejtën për ndërprerjen e shtatzanisë. Deklarata është bërë nga vetë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili ishte i ftuar në një debat televiziv për problemet e sistemit shëndetësor. Ai ka sqaruar se vendimi do të aplikohet fillimisht për ata që u ka skaduar licenca dhe do të aplikojnë për lejen e re, por nuk do të lihen jashtë as ata që e kanë aktualisht këtë të drejtë. “Sigurisht që për ata që e kanë aktualisht këtë të drejtë, ne nuk mund t’ua ndërpresim në mes. Por me përfundimin e kohës së licencës, dhe kur ata të aplikojnë për rinovim, kjo e drejtë nuk do t’iu jepet më. Ne nuk do të lejojmë më asnjë bisturi në klinikat private”, - ka shpjeguar ministri Tavo.

ARSYET
Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, na shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi. Sipas tij, qëllimi i dikasterit të bluzave të bardha nuk është të penalizojë sektorin privat, por ta mbajë nën kontroll atë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq delikate siç është aborti. “Kjo bëhet pasi, një pjesë e klinikave private nuk i raportojnë abortet, dhe duke i bërë ata në institucionet shtetërore do të kemi jo vetëm një numër më të saktë të ndërhyrjeve të tilla, por do të mund të shmangim edhe një sërë infeksionesh që mund të vijnë si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, që në fund të fundit është një ndërhyrje kirurgjikale. Sigurisht që gjithçka do të bëhet në bazë të ligjit dhe ne për asnjë moment nuk synojmë të pengojmë punën e sektorit privat, por ama klinikat duhet të plotësojnë një më një të gjitha kriteret që ata kanë deklaruar se i plotësojnë, kur edhe kanë marrë licencën”, - na shpjegon më tej Pipero. Ndërsa mendohet se një ndër arsyet e këtij vendimi ka të bëjnë edhe me kushtet në të cilat këto klinika private ofrojnë shërbimin e ndërprerjes së shtatzanisë. Në të shumtat e rasteve ata bëhen vetëm nga një mjek gjinekolog, pa praninë e anestezistit dhe nuk kanë as salla reanimacioni, dhe nëse gjatë procesit të ndërprerjes së abortit do të ndodhte ndonjë anomali, atëherë shumica e klinikave private do të ishin të detyruar që pacientët e tyre t’i çonin drejt QSUT-së, pasi nuk kanë kushte për t’i reanimuar vetë. Në vendin thuajse të gjithë klinikat gjinekologjike, kanë të drejtë edhe për ndërprerjen e shtatzanisë, ndërkohë që problemi qëndron në faktin se ata nuk raportojnë thuajse fare shifrat e kësaj ndërprerje që bëjnë. Në vendin tonë, aborti është i lejuar deri në moshën 12 javëshe.

STUDIMET
Numri i aborteve ka ardhur në rritje nga viti në vit. Në një studim të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, ka rezultuar se gjatë vitit 2009 janë kryer 9.100 aborte dhe përkatësisht në Tiranë 3.900 raste, me pas vjen Fieri 930 raste, Vlora 764 e pastaj Berati 545 raste. Raportimet për shtimin e rasteve te aborteve publikohen nga viti në vit, ndërsa vendi vazhdon të ketë një nivel të ulët të lindshmërisë, 2.3 lindje të gjalla për grua. Të dhënat janë marrë në të gjitha maternitet e vendit, por edhe në një pjesë të mirë të klinikave private të cilat kryejnë këto lloj ndërhyrjesh. Shkaqet e shumta që çojnë vajzat dhe gratë drejt abortit janë: karriera, kushtet ekonomike por nuk mbeten pas edhe preferencat për seksin mashkull, dhe në të shumtën e rasteve kur çifti e ka tashmë një fëmijë vajzë.

Shkirimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë