Aborti, e drejtë dhe liri e gruas apo vrasje e jetës? Sharra: shifrat më të larta në vitet e diktaturës! Mjeku Celami: Të ridimensionohet ligji

Të sjellësh në jetë një fëmijë është gëzimi më i bukur për çdo nënë, por, historia e një aborti është gjithnjë një dhimbje. Për të pasur ose jo fëmijë, është një e drejtë thelbësore në jetën e një gruaje. E drejta për të mbrojtur një embrion ose një fetus është vënë në pikëpyetje në dekada e shekujt e historisë së ekzistencës njerëzore.

Në fuqi prej thuajse 50 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  më 24 qershor 2022, Gjykata Supreme e SHBA-ve i dha fund mbrojtjes kushtetuese të ligjit “Roi kundrejt Wade” për abortin, që i jepte lirinë dhe lejonte gruan amerikane të ndërpreste shtatzëninë e saj deri në javën e 15-të, nga nisja e saj.

Ky vendim ka nxitur ndasitë në dy kahe të politikës në ShBA, në zyrtarë republikanë (të partisë së Donald Trump) të kongresit amerikanë, që mbështesnin të drejtat e abortit dhe demokratët që e kundërshtojnë. Inaguruar në 7 maj 1937 pranë spitalit civil “Zogu i I”, në kryeqytet “Shtëpia e Nënës dhe Fëmijës”, është reparti i parë i maternitetit në Tiranë, sot nën emrin Spitali Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Myrteza Shara, Përgjegjës i Sallës së Studimit në Arkivën e Shtetit na rrëfen mbi historikun duke na prezantuar me disa nga dokumentet më të vjetra që ruhen sot në këtë institucion pjesa më e madhe janë kartelat e pacientëve.

“Dokumentet e para mund t’i gjejmë përpara periudhës shtetërore të vitit 1912. Janë dokumente kryesisht që vijnë nga institucionet fetare, që kanë atë qëllimin e anatemues kundrejt kësaj teme. Veçanarisht nga Arqipeshkvia e Shkodrës kemi disa materiale interesante. Është dogma fetare që nuk e lejon vrasjen e një foshnje apo shkatërrimin e një jete. Periudha tjetër që kemi të bëjmë me abortet është ajo shtetërore, kryesisht e viteve “20 ku materilate janë të pakta dhe fillojnë intensifikohen në vitet ’30”, tha Myrteza Sharra, Përgjegjës i Sallës së Studimit në Arkivën e Shtetit.

Nga evidencat konkrete të institucioneve përdhunimet janë ndër elementët sensitive që kanë prekur shoqërinë në periudha të ndryshme kohore, duke i çuar gratë drejt vendimit e kryerjes së abortit.

“Aborti mbeti i izoluar apo mbeti në rrjetin vicioz brenda të njëjtës krahinë apo brenda një zone  ku kishte njerëz që e kryenin në kushte shtëpie dhe që si praktikë vazhdoi gjatë edhe pas viteve ’45 por edhe pas viteve ’90. Në fund të viteve ’30 me fillimin e ndërgjegjësimit të popullatës, në njëfarë mënyre filloi lindja e femrave të ndodhte nëpër maternitete dhe kishte një qasje tjetër tanimë. Pjesa më e madhe që flasin në lidhje me abortin janë kartelat e pacientëve, të cilat kanë kryer një abort apo të sëmundjeve të cilat flasin për problemet shëndetësore që kanë patur zonjat në fjalë. Janë dosje goxha voluminoze që flasin përmes kartelave”, tha Sharra.

Edhe pse në kushtet e ndalimit me ligj sipas Myrteza Sharrës, nga dokumentimet që ruhen sot mbi abortin në Arkivën e Përgjithshme të Shtetit vitet e komunizimit dhe sidomos periudha pas viteve ’70 janë ato, që përmbajnë shifra të larta të aborteve në shkallë vendi. Numri më i lartë sipas statistikave të raporteve vihet re në zonat urbane të Shqipërisë në krahasim me ato rurale.

 “Me gjithë punën e madhe të bërë nga Partia dhe kujdesi i madh që tregohet për shëndetin e gruas është vënë re një rritje e abortve në vitin 1976”, tha Myrteza Sharra.

 Kjo është ajo që thuhet një një prej raporteve të hartuara në lidhje me parandalimin e aborteve nga Shoqëria Bashkimi i Grave të Shqipërisë, në periudhën komuniste ku tregohen shifrat e aborteve në një krahasim me vin 1978 ku vetëm në 1976, nga 812 aborte gjithsej, 506 prej tyre kanë ndodhur në zonat urbane.

“Dosjet janë goxha voluminoze. Kushtet që mund të kenë ndikuar për ndërprerjen e një shtatëzanie apo vendimin që një person të ndërmarrë një abort janë të ndryshëm.Materialet na vijnë kryesihst nga fondi i i Materniteti i Tiranës. Në to gjejmë dëshmi me një vërtetim, që personi është një gjëndje të rëndë ekonomike dhe nuk mund të përballojë shpenzimet e spitalit. Një ndër aspektet më të vjetra në botë, është aspekti ekonomik. Mendoj se përdhunimet ka qenë një nga arsyet për të ndërmarrë masën e abortit sepse kemi jashtëzakonisht materiale që fillojnë nga viti 1912 deri në 1944. Të gjitha mendoj se kanë mbetur në një kuadër informal”, tha Myrteza Sharra.

Por ligji i parë që i lejonte gruas të kryejë abort në Shqipëri u legalizua për herë të parë në 1995.

“Thelbi mbi abortin ka mbetur po ai i vitit 1995. Ligji për abortin është një nga të drejtat e femrës, e fituara qysh pas Luftës së Dytë Botërore dhe me fillimin e të drejtës së votës në shumë vënde pas viteve 1920 dhe pas fazës “Baby Boom” të lindjeve të pakontrolluara, Organizata Botërore e Shëndetësisë me formimin e saj, në 1948 preku dhe abortin dhe shëndetin riprodhues në tërësi, që do të thotë femra ka të drejtë të ndërpresë shtatëzaninë deri në javën e dymbëdhjetë të barrës. Kjo është legale për femrën duhet t’i ofrohet ky shërbim, pasi aborti edhe pse nuk ishte i lejuar ndodhte edhe para viteve ’90”, tha Prof. Dr. Rustem Celami, mjek , obstetër- gjinekolog.

Për mjekun Rustem Celami e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë, bën pjesë në liritë personale të individit.

 “Është legale, gruas duhet t’i ofrohet ky shërbim sepse aborti edhe para viteve ’90 ,po ndodhte në kushte shumë të këqija dhe jo sterile dhe jo në kushte septike edhe që merrnin shumë jetë edhe para viteve ’90. Domethënë edhe pse ishte i ndaluar ndodhte ilegalisht ku personel mjekësore apo individë me pak njohuri mjekësore ndikonin për arsye të caktuara kështu që aborti ndodh për arsye shëndetësore”, tha Celami.

Ajo që duhet rivlerësuar, sipas tij është ligji shqiptar i vitit 1995 që i lejon gruas të drejtën për abort deri në javën e 12-të, kohë e cila për mjekun duhet të jetë më e shkurtër.

“Aborti i lejueshëm në Shqipëri është deri në 12 javë. Por a duhet lejuar aborti? A cënon të drejtat themere shëndetësore të pacientit? Sa i kontrolluar është lejimi mbi abortin. Në mendimin tim aborti duhet ridimensionuar si ligj, dhe duhet çuar në një moshë barre më të vogël se sa 12 javë. Për shembull 6 javë ose 8 javë që do të thotë sapo ka filluar një ngjizje, është në fazën embrionale që i jep kohë femrës të marrë një vendim para se ta lërë bebin që të zhvillohet si qënie njerëzore.... Është më mirë të parandalosh diçka duke e kontrolluar. Por, mesa duket ligjbërësit nuk kanë qenë në gjendje të prodhojnë ligje afatgjata të kohës”, tha Celami.

Një trend në rritje të aborteve në Shqipëri ka patur gjatë 2005, por të dhënat mbi abortin sipas mjekut Rustemi, shpesh mungojnë ose janë të cunguara kjo si rezultat i mosndjekjes në rregull apo shkeljes së procedurave mjekësore duke rrezikuar shpesh jetën e vajzave dhe grave.

“Është problem që aborti  është  i paregjistruar në vendin tonë, në kuptimin që të dhënat janë shumë të cunguara. Në Shqipëri, me ardhjen e demokracisë ka patur problem me licensimin e klinikave mjekësore që duhet ta ofronin këtë shërbim shëndetësor. Akoma nuk është e përcaktuar se kush klinika mund ta realizojnë abortin dhe cilat jo. Shpesh aborti deri në vitin 2000, ka qenë i paregjistruar në shifra shumë të larta. Dhe ne nuk kemi të dhëna se sa aborte kanë ndodhur në Shqipëri dhe kjo është një fatkeqësi, sepse ne nuk mund të bëjmë një përllogaritje të saktë. Me futjen dhe përparimin e teknologjisë të imazherisë, ekografisë”, tha Celami.

Sado që sot duket se është vënë nën kontroll aborti i paligjshëm, mjeku Celami ngre zërin për mungesën e profesionalizmit në disa prej bluzave të bardha. Licenca nuk të bën të gjithëdijshëm sipas tij.

“Licenca jonë nuk është licencë absolute”, tha Celami.

E ndërsa flasim për abortin, sot lindshmëria është bërë më e vështirë. Sipas raportit të INSTAT, vetëm për vitin 2021 shënohen 164 aborte për çdo 1000 lindje ku për moshat nga 15 deri në 19 vjeç, rastet e abortit rezultojnë në shifra më të larta në grupmoshën mbi 18 vjeç. Jo vetëm që nuk duan, por çiftet e kanë të vështirë të sjellin në jetë një fëmijë. Problemi i ri i kohës është shëndërruar në prenë e abuzuesve...

Këmbana e fundit e alarmit ka rënë në kryerjen e aborteve tek të miturit. Sot shumica e vajzave e kryejnë kontaktin e pare seksual midis moshës 14-16 vjeç. Në publikimin vjetor të raportit të INSTAT, rezulton se numri i abortit  tek moshat e mitura në moshën 18 vjeçare rezulton 140 aborte për 1000 lindje të gjatë duke shënuar një rritje në karahasim me vitet paraardhëse.

Në raport me debatin botëror të nisur, prej kur Gjykata e Lartë e SHBA i dha fund të drejtës kushtetuese për abort, mjeku Celami thotë se në çdo vend një kufizim i tillë nuk do të parandalonte kryerjen e aborteve tek gratë. Por një mënyrë e mirë parandalimi për abortet e paprovokuara, është kontrollimi mjekësor.

“Ligji i fundit sipas entiteve mjekësore të SHBA, kanë qene kundër këtij vendimi por vendimi ka qenë vendim ligjor. Nuk jam për një ligj ekstrem konservator, por ligji i Teksasit që e ka deri në 6 javë të drejtën për abort më duket i pranueshëm jep kohën e duhur për t’u vlerësuar një shtatzëni. Por, çdo individ duhet të ketë kujdesin për ta kontrolluar”, tha Celami.

E mbështetur apo jo ligjërisht, që prej vitit 1550 para Krishtit, kur daton edhe regjistrimi i parë i shkruar i abortit në papiruesin Ebers, gruaja është ajo që ka marrë vendimin final për të sjellë ose jo në jetë një krijesë pavarësisht pasojave. Një prej të cilave është ndjesia e humbjes së fëmijës, një dhimbje që as koha nuk mund ta mbulojë me harresë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 12/08/2022 12:46

    Një pyetje për ju që sugjeroni të quhet vrasje aborti. Po nëse ndodh aksidentalisht si do quhet dhe i bie që të dënohet për vrasje nga pakujdesia, njësoj si një shofer që bën aksident brenda rregullave.. Çfarë janë këto gjepura?! Edhe në momentin e lindjes kur ka rrezik për nënën, i jepet përparësi nënës më shumë se sa bebit. Përjashto rastet kur për nënën s'ka më shpresë.

    Përgjigju
  • Celo: 12/08/2022 09:05

    S'ia kishim degjuar ndonjehere emrin ketij mjekut, po edhe njehere qe foli idiotesira nxorri. 12 jave eshte afat i arsyeshem, 6 jave shume gra e sidomos vajza te vogla nuk e dine fare qe jane shtatzana. Ky tipi vete thote qe aborte kane ndodhur edhe kur ka qene i paligjshem dhe vete kerkon te vere keto gra e vajza ne rrezik me shkurtimin e afateve.

    Përgjigju
  • Enis: 12/08/2022 03:54

    Ligji i teksasit qe lejon te drejten per abort brenda 6 javeve eshte teper konservator dhe do ishte katastrofe marrja e tij ne konsiderate ne Shqiperi. Se pari ka femra me menstruacione shume te crregullta, sidomos ne moshen e adoleshences dhe 7-8 jave jane me e pakta per ato qe te kuptojne shtatzanine. Plus rrethanat e ndryshme ne jete kerkojne me shume kohe qe nje femer te marre nje vendim per nderprerjen e shtatzanise. Shifrat poshte 10 javeve as nuk duhet te diskutohen kurre ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2022 03:17

    Per mua,aborti eshte nje e drejte e paprekshme.Per te gjithe ata qe duan t'i vene kufizime ose t'a ndalojne komplet,ndoshta duhet t'a marrin vesh nje here e mire, qe kush ka ndermend te beje abort,ka per t'a bere,sido qe te jete,vetem se duke u ndaluar e kushtezuar,ne vend te behet te mjeku,do te behet te ndonje //kasap// me cfaredo metode qe te mundet.Sa per ne U.S,koha ka per te treguar, qe ndalimi i abortit do zgjase me pak se ndalimi i alkoolit qe u tentua dikur,shembulli me i fresket,Kansasi qe ruajti te drejten e abortit me referendum.Kur nje shtet i kuq si Kansasi konfirmon te drejten e abortit,imagjinoni te tere Ameriken se cfare opinioni ka! Sot nuk jemi me ne mesjete dhe ceshtja e abortit do te jete nje nga testet me te rendesishme te kohes sone te ndarjes se fese nga shteti dhe imponimeve te saj ne shoqerine sekulare.

    Përgjigju
  • ZMP: 11/08/2022 22:53

    Po femija a zoteron te drejten e jetes? Aborti ne Shqiperi eshte pa numer, i kryer ne klinika private ne menyre industriale. Krime qe therrasin hakmarrje nga Zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit