Lenjani në këtë konferencë u shpreh se me Francën do japim maksimumin dhe se do luajmë si dy ndeshjet e para kundër tyre.
Kujtojmë se dy ndeshjet që Franca ka pasur me Shqipërinë për eliminatorët e këtij europiani njëra në Shqipëri një vit më parë ku dolëm fitues me një gol të Kaçes dhe ndeshjen tjetër me 14 nëntor 2014 në Francë ku barazuam 1:1 me Mavrajn.
Për sa i përket disfatës me Zvicrën, mesfushori i kombëtares Lenjani u shpreh se duhet ta harrojmë ndeshjen me Zvicrën dhe të fokusohemi tek Franca. ‘’ Ekipi është në formë të mirë, dhe ne do japim maksimumin ndaj Francës’’, u shpreh Lenjani.
Ndërsa Abrashi u shpreh se në ndeshjen me Zvicrën kishte disa gabime, që me Francën nuk do i kemi. ‘’ Ne do te luajmë qetë, pavarësisht se Franca do të ushtrojë presion. E rëndësishme ndaj Francës është të mos pësojmë gol''.
Të dy mesfushorët shprehën falënderimet për tifozët dhe mbështjetjen e tyre, duke thënë se janë të mrekullueshme.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)