Vota abstenuese një pjese të këshilltarëve të LSI-së dhe vota kundër e të tjerëve, ka bërë që të rrëzohet projektbuxheti i Bashkisë së Durrësit.
Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes këshilltarëve të mazhorancës, ndërsa bashkimi i votave të opozitës me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka sjellë edhe rrëzimin e projektbuxhetit.
Këshilltarët e LSI-së nëpërmjet një deklarate të lexuar në Këshill pretenduan se nuk e kanë studiuar mirë pr/buxhetin dhe nuk janë respektuar diskutimet e tij me grupet e interesit.
Për të kaluar projektbuxhetin duheshin 26 vota, ndërsa pro tij u numëruan 21 vota dhe 15 kundër.
Ndërsa 5 vota ishin abstenime, të gjitha të këshilltarëve të LSI-së.
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shpreh se ky është buxheti më i mirë i 10 viteve të fundit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com