Shqipëria nuk njihet si vend inovator në ndonjë fushë edhe pse ironikisht kemi një Ministri dhe një Ministër të Inovacionit, por nëse do të mendosh hollë hollë, rezulton që e kemi një fushë, ajo që lidhet me gjyqësorin, ku ndodhin çdo ditë inovacione. Inovacioni më i fundit i gjykatave shqiptare është një aksiomë, të cilën gjykata, e sigurtë në kulturën e saj juridike dhe kushtetuese, e ka nxjerrë. dhe rikonfirmuar mëse njëherë: “Nuk është në misionin e deputetit të bëjë akuza publike për fakte konkrete”. Atë tha kur gjobiti për shpifje deputetin Saimir Tahiri.
Këtë ka thënë gjykata edhe për deputetë të tjerë të PS dhe këtë do të thotë me siguri dhe për të tjerë kolegë që prej dy vjetësh figurojnë ende në zyrat dhe dosjet e saj. Nuk kisha asnjë lloj dyshimi se cili do të ishte vendimi i gjykatës ndaj kolegut Tahiri, që u padit prej fëmijëve të Kryeministrit ngaqë i akuzoi publikisht si të korruptuar.
Ky është një përfundim tek i cili do të kishte mbërritur gjithkush që jeton përditshmërinë hipokrite dhe absurde shqiptare.
Drejtësia është vënë përfund, së shumi prej politikës së mbrapshtë të Kryeministrit e pastaj prej të nënshtruarve gjyqtarë, që zhvillimin e proceseve gjyqësore e kushtëzojnë me të vetmen dëshirë për t'u pëlqyer sa më shumë paditësve të gjithëpushtetshëm. Rastësisht dhe në shenjë solidariteti me një koleg, isha në një prej seancave të fundit gjyqësore me të paditur S.Tahirin. Gjyqtar i kastruar, gjyqtarë të kastruar… ky ishte dhe mbetet në fakt impresioni im jo thjesht për këtë gjyqtar por për të gjithë ata që kanë shqiptuar vendime të ngjashme duke mos guxuar të dalin prej qerthullit të përulësisë, servilizimit dhe injorancës.
Edhe vendimmarrjet e tyre, rezultojnë të njëjta. Është po e njëjta rrugë tek e cila ecin gjithë të kastruarit e gjykatave. Shmangin njoftimet e rregullta për seancat gjyqësore. Nuk marrin provat e kërkuara prej tyre duke cënuar rëndë dhe njëherazi parime të tilla si ai i paanësisë, i barazisë së armëve të palëve në proces, etj. Shpallin vendime gjyqësore të paarsyetuara dhe në tejkalim të afateve që imponon ligji. Shpërfillin jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut edhe pse përhumben për faqe të tëra në citime të vendimeve të saj, a thua sikur kjo gjykatë të jetë ngritur enkas, ashtu sikur me të drejtë një i njohuri im thotë: "..për të zgjidhur sherret tek pusi i fshatit".
Jurisprudenca europiane është e konsoliduar në çështjen e deklarimeve publike që bëhen nga pozicioni i të qënit i zgjedhur apo ngjashëm me të "…kritika publike është kusht themelor i një demokracie të efektshme politike. Një kontroll të tillë në shoqërinë demokratike e siguron jo vetëm opozita politike, por edhe opinioni publik...", "…liria e shprehjes është veçanërisht e rëndësishme për përfaqësues publikë të zgjedhur", "…kjo liri i jep politikanëve mundësinë për të reflektuar dhe komentuar mbi preokupimet e mendimit publik". (Lingens kundër Austrisë, Jerusalem kundër Austrisë 2001 dhe Castells kundër Spanjës 1992). Mund të rendisja të tjera vendime, por përpjekja më duket e tepërt, ndërsa konstatoj se Kastropoja tashmë është krijuar dhe faktet skandaloze të korrupsionit, të shpërdorimit masiv të interesave publike i lënë krejtësisht indiferent të ashtuquajturit gjyqtarë që gjallojnë në të. E në këtë pikë unë dua të tentoj dy vullnete:
Vullnetin e atyre e njerëzve të drejtësisë që kanë ende integritet, si një mënyrë për t'iu kujtuar se vendimet e tyre ndikojnë jetë dhe do të jenë gjithmonë në syrin dhe kutin e publikut.
Së dyti, vullnetin e gjithë shqiptarëve të zakonshëm, për të zgjedhur, një rend dhe një sistem tjetër gjërash, ku politika e mbrapshtë të mos vazhdojë të prodhojë kastratë të drejtësisë që nuk bëjnë gjë tjetër, veçse rrënojnë shpresa për të ecur përpara.
Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com