Absurdi në hamamin e Krujës,vizitat
bëhen vetëm nëse telefonon rojen 

Absurdi në hamamin e Krujës,vizitat<br />bëhen vetëm nëse telefonon rojen 
KRUJË-Hamami i Krujës një nga monumentet e kulturës më të rëndësishme dhe me vlera në vend, që përfundoi restaurimin në qershor të 2015-ës, nuk është i hapur për qytetarët dhe turistët.

Edhe pse kanë kaluar afro dy vite nga rikosntruksioni i tij, për të vizituar hamamin e shekullit të XV, duhet më parë të kontaktosh me përgjegjësin e caktuar për ruajtjen e Hamamit, i cili e mban hamamin gjatë gjithë kohës të mbyllur.

Ledio Lako, Drejtori Rajonal i Trashëgimisë Kulturore dhe Monumenteve ka konfirmuar këtë fakt për Report TV duke shtuar se janë në pritje edhe të ndryshimeve ligjore për mënyrën se si do të menaxhohet.
 
’E vërteta qëndron që kemi një roje që kujdeset për investimet që janë bërë në ambientet e jashtme. Ky person është përgjegjës për hamamin ka një numër telefoni, dhe që lajmërohet kur ka vizitorë dhe bëhet hapja e hamamit. Për momentin po presim ligjin e ri të trashëgimisë kulturore, i cili do të bëjë të mundur zhvillimet e mëtejshme sesi do të behet, menaxhimi i hamamit të Krujës’’
-u shpreh Lako. 
 
Për shekuj me radhë, hamami ka qenë një lloj ndërtimi kulturor kuptimplotë i Perandorisë. Banjat publike kanë qenë gjithmonë për njerëzimin një element i rëndësishëm i jetës sociale. Që nga banjat romake, si vende takimi, ushtrimesh dhe shkëmbimi, te banjat e stilit osman, që krijonin një vend bisedash, intrigash dhe diskutimesh politike, të dyja kanë promovuar një recetë të shëndetshme pastrimi, qetësimi dhe shoqërizimi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike